Killeri Sinanaj dëshmon se e ka takuar 4 herë biznesmenin. Ky i dha kapar 50 mijë euro

Edhe pse biznesmeni i arrestuar i gazit, Ilir Karçini, ka mohuar ta ketë njohur e takuar atentatorin Julian Sinanaj, burime të besuara policore bëjnë me dije për A1Report se Sinanaj ka dhënë indicia konkrete për kontaktet mes tyre. Është fjala për katër takime me Julian Sinanajn, dhe një foto e përbashkët ku Ilir Karçini ka qenë së bashku me biznesmenin rival të tij Piro Bare, çka janë prova kryesore e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që provojnë se biznesmeni 44-vjeçar ishte porositësi i atentatit. Në një rast, ka thënë Sinanaj, bashkë me Genis Mëhillajn e kanë takuar në zyrë Karçinin, ku ky i fundit i kishte dhënë edhe 50 mijë euro kapar, ndërsa pjesa tjetër prej 70 mijë eurosh do t’i jepej pasi të kryhej vrasja. Grupi i hetimit ka bërë edhe një provë, duke i dhënë rreth 20 fotografi të ndryshme Julian Sinanajt për të provuar deklarimet e tij, dhe mes tyre Sinanaj pa hezitim ka identifikuar Karçinin.
a.k
Comments
ketij i kane futur 1 shpulle
<p>ketij i kane futur 1 shpulle per te hapur gojen tani as 100 shpulla nuk i bejne derman qe ta mbylle. keto jane inskenime policore qe te nxjerrin ne pah meritat e tyre sepse eshte e pamundur qe te ndodhin 20 vrasje brenda muajit ne te njejten menyre nga i njejti person me te njejtet marres porosie dhe policia te kete qene ne padijeni totale !!!</p>
Add new comment