Arkiv-Lajme

I penduari i bandës së tritolit në Gazetën Shqiptare: Ju lutem, policia s’më beson, më merr për të çmendur, të paktën bëni ju diçka...

Postuar në 31 Janar, 2014 06:30

Dhe vërtet mund të ishte bërë diçka, të paktën do të kishte shpëtuar biznesmeni Xhemal Çela, pasi ka qenë data 13 janar kur ai është paraqitur për të denoncuar në policinë e Durrësit, dhe 17 janar kur ka trokitur në Gazetën Shqiptare për të denoncuar vrasësin me pagesë Julian Sinani, ndërsa Çela u hodh në erë më datën 23 janar.

Gazetarja Aurora Koromani tregon për bisedën që ka bërë me të penduarin:

Alarm në Washington: Ushtria e xhihadistëve në Siri, të përgatitur për të sulmuar SHBA-të dhe për të sjellë turbullira në botë

Postuar në 31 Janar, 2014 05:45

Grupet xhihadiste që luftojnë në Siri janë të përgatitura për të sulmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deklarata bombë u lëshua në senatin amerikan nga vetë drejtori i NSA-së, Këshillit Kombëtar të Sigurisë, James Clapper, i cili konfirmoi se momentalisht në Siri ndodhen mbi 7 mijë ushtarë të huaj që kanë ardhur nga disa shtete që ndodhen në Europë dhe nga vendet arabe.

ATSH dhe Albanian Excellence, cikël me histori suksesi të personazheve shqiptarë në botë

Postuar në 31 Janar, 2014 04:54

Agjencia Telegrafike Shqiptare dhe Albanian Excellence nisin një cikël intervistash me shqiptarë të suksesshëm në botë. Çdo ditë në faqen e Agjencisë Telegrafike Shqiptare ju do të gjeni histori jetësore dhe dinjiteti njerëzor të atyre shqiptarëve të cilët u larguan nga vendi i tyre me pendesë dhe me dhimbje, por që me shumë dinjitet atje ku shkuan ditën të ndërtojnë një histori suksesi dhe dinjiteti njerëzor.

Brukseli kritikon Gjermaninë

Postuar në 31 Janar, 2014 03:27

Zyrtarë të Brukselit kanë kritikuar ashpër masat e Gjermanisë për kufizimin e aksesit për qytetarët e BE-së në përfitimin e asistencës nga papunësia. Në një intervistë për “Der Siegel”, Komisioneri, Laszlo Andor kritikon “politikanët e paskrupullt” që po përpiqen të nxisin populizma. “Disa njerëz po përhapin gënjeshtra të qëllimshme. Ata shfrytëzojnë frikën e disa sektorëve të popullsisë”, shprehet Andor. “Në kohë zgjedhjesh dhe krize ekonomike goditja e emigrantëve është shumë e lehtë për populistët.

Zgjedhjet për kryetar të veriut të Mitrovicës, kandidat edhe Oliver Ivanoviç, megjithëse ndodhet në paraburgim me akuza për krime lufte

Postuar në 31 Janar, 2014 03:07

Katër subjekte politike nga të cilat dy shqiptare dhe dy serbe kanë vendosur të konkurrojnë për postin e kryetarit të komunës së veriut të Mitrovicës, në zgjedhjet e reja që do të mbahen atje më 23 shkurt.

Rrjedhje informacioni në superaksionin e fundit, Tahiri: U detyruam të shpejtonim publikimin e ngjarjes

Postuar në 31 Janar, 2014 02:02

Si dhe herët e tjera edhe në superaksionin e fundit për të zbulimit të grupit terrorist të vrasësve me pagesë dhe me shpërthim tritoli, ka rrjedhur informacioni dhe kjo ka shqetësuar jo pak prokurorinë, pasi është bërë pengesë për kurorëzimin me sukses të aksionit.

Paditet sërish ish-ministri i Mbrojtjes, Imami, për 500 tonë tritol të shitur një kompanie private. Por ai e ka quajtur këtë flluckë të radhës

Postuar në 31 Janar, 2014 01:54

Në kallëzimin e ri kundër Imamit rëndon abuzimi me shitjen e 500 tonë tritol nga ushtria drejt një kompanie private Akuza është ngritur sërish nga ministrja aktuale e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Ky lajm bëhet publik nga deputeti i PS-së Taulant Balla me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Reagon Leka Zogu II: Dosjet e CIA-s në DITA për mbretin Zog, trillime të neveritshme

Postuar në 31 Janar, 2014 01:18

Dokumentet e arkivave amerikane të CIA-s të botuara së fundmi në gazetën “DITA” kanë sjellë dhe reagimin e pasardhesve të Ahmet Zogut. Në një komunikatë për mediat të shpërndarë nga Leka Zogu thuhet se informacionet e publikuara janë trillime nga njerëz që kërkojnë  “uljen e figurës së mbretit”.

Doktorët provojnë reflekset e Schumacher

Postuar në 30 Janar, 2014 18:04

Një ditë pas publikimit të lajmit se, doktorët kanë nisur të zgjojnë nga gjendja e komës Michael Schumacher, vijnë dhe lajme të mira zyrtare. Menaxherja e tij, Sabine Kehm ka deklaruar se, doktorët kanë nisur të veprojnë për zgjimin e tij, proces që mund të jetë shumë i gjatë. Për zgjimin e 7 herë kampionit të Formula 1 nga koma mund të nevojiten disa ditë ose javë. Doktorët thonë se, testi i parë që bëhet në këtë situatë është ai i reflekseve.   S.S

6 muaj heqje patente për tejkalim shpejtësie, po sikur të zbatohet dhe në Shqipëri?

Postuar në 30 Janar, 2014 17:47

Lojtarit të kombëtares së Anglisë dhe Manchester United, Ashley Young i është hequr leja e drejtimit të automjetit për 6 muaj. Kjo pasi 28-vjeçari ka pranuar se, ka udhëtuar me 113 km/h në një pjesë rruge ku shpejtësia kufizohej me 80 km/h. Për episodin e ndodhur në mars të vitit të kaluar, gjykata ka marrë një vendim të tillë pasi lojtari edhe më parë ishte dënuar për tejkalim shpejtësie. Young u kap nga kamera e shpejtësisë, ndërsa udhëtonte me makinën e tij tip Range Rover Vogue.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme