6 muaj heqje patente për tejkalim shpejtësie, po sikur të zbatohet dhe në Shqipëri?

Postuar në 30 Janar, 2014 17:47

Lojtarit të kombëtares së Anglisë dhe Manchester United, Ashley Young i është hequr leja e drejtimit të automjetit për 6 muaj. Kjo pasi 28-vjeçari ka pranuar se, ka udhëtuar me 113 km/h në një pjesë rruge ku shpejtësia kufizohej me 80 km/h. Për episodin e ndodhur në mars të vitit të kaluar, gjykata ka marrë një vendim të tillë pasi lojtari edhe më parë ishte dënuar për tejkalim shpejtësie. Young u kap nga kamera e shpejtësisë, ndërsa udhëtonte me makinën e tij tip Range Rover Vogue. Ai është dënuar dhe me 3 mijë paund për shkeljen. Kohët e fundit në Shqipëri po diskutohet gjerësisht për “dhunë” të Policisë Rrugore me anë të ndëshkimeve të rrepta për shkelësit e rregullave të qarkullimit. Po nëse do të zbatohet heqja e patentës për tejkalim shpejtësie çfarë do të ndodhë?  S.S

Comments

Submitted by Teuta (not verified) on

<p>Do te ndodhte qe trafiku ne rruget shqiptare do te reduktohej me 3/4!&nbsp;Do te fitonte&nbsp;ambienti dhe shendeti i njerezve.&nbsp;Jam e opinionit se ne Shqiperi masat duhet te jene edhe me te rrepta se ato ne vende te tjera, sepse shkelesit jane me te shumte e me te rrezikshem! Pa masa ekstreme nuk edukohet automobilisti i shthurur shqiptar.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.