Rrjedhje informacioni në superaksionin e fundit, Tahiri: U detyruam të shpejtonim publikimin e ngjarjes

Postuar në 31 Janar, 2014 02:02

Si dhe herët e tjera edhe në superaksionin e fundit për të zbulimit të grupit terrorist të vrasësve me pagesë dhe me shpërthim tritoli, ka rrjedhur informacioni dhe kjo ka shqetësuar jo pak prokurorinë, pasi është bërë pengesë për kurorëzimin me sukses të aksionit. Prokuroria e Përgjithshme njofton se ka nisur procedimin penal për nxjerrje të sekretit hetimor, për funksionarët publikë, të cilët kanë publikuar informacione jozyrtare, lidhur me operacionin dhe hetimet, në kuadër të të cilave janë arrestuar disa persona të dyshuar si të përfshirë në vepra të rënda penale, ndër të tjera edhe vrasje me pagesë.

Në një njoftim zyrtar, prokuroria deklaroi se ka konstatuar se nga burime të paidentifikuara i janë ofruar medias të dhëna, të cilat rrezikojnë hetimin dhe, për më tepër, jetën e personave të përfshirë në këtë çështje. “Organi i prokurorisë do të vijojë të ndjekë me vëmendje çdo informacion jozyrtar që do të publikohet për këtë çështje dhe do të vijojë me procedimet penale për çdo person që ka për detyrë të ruajë sekretin, duke pasur parasysh se hetimi për këtë çështje është në fazat e para të tij,” thotë Prokuroria e Përgjithshme.

Në këtë rast Prokuroria kujton se bazohet në nenet 122 dhe 294 të Kodit Penal, si edhe në nenet 103, 104 dhe 279 i Kodit të Procedurës Penale.

Mbi sekretin hetimor ka folur mbrëmë edhe ministri  Brendshëm Tahiri. Shpresojmë të arrijmë të gjejmë çarjet. Mund të them se u bë i detyrueshëm komunikimi, sepse patëm rrjedhjen e informacionit dhe e dyta dua të falenderoj Prokurorinë e Krimeve të Rënda, sepse ka zhvilluar një hetim profesional…”, ka thënë Tahiri.

Zh.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Autori &nbsp;27 vrasjeve eshte dorezuar vete dhe mediat e cilesuan si super aksion! Ju lutem te pakten ndryshoni titullin&nbsp;</p>

Submitted by Andi (not verified) on

<p>Anonim!Eshte vetdorezuar bashkepunetori i autorit te vrasjeve,Pra personi qe i ka shitur tritolin dhe u prsih per pazar me te!Jo vet autori!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.