Arkiv-Lajme

Shitja e pasaportës "alla shqiptarçe”, Malta tërhiqet pas presionit të BE-së

Postuar në 30 Janar, 2014 04:55

 Malta është tërhequr përballë presionit të BE-së lidhur me skemën e pajisjes me pasaportë të qytetarëve të huaj. Rregullat e reja kërkojnë që aplikanti të ketë jetuar të paktën një vit në Maltë. Gjithashtu aplikuesi duhet të ketë investuar të paktën 1.15 milionë euro në këtë vend në  për të marrë pasaportën malteze. Deputetë të parlamentit evropianë patën shprehur shqetësim lidhur me skemën e mëparshme, ku gjithkush mund të merrte lehtësisht një pasaportë të Maltës.

I arrestuari Marjon Mitro, punonjës në Bashkinë e Vlorës. Jepen edhe pamjet e arretimit

Postuar në 30 Janar, 2014 04:07

Shtetasi Marjon MItro që u arrestua dje për shkak se lidhet me atentatet me eksploziv është një punonjës i Bashkisë së Vlorës. Kjo u la të kuptohej dje në një intervistë të Prefektit të Vlorës Besnik Dervishi, i cili u shpreh se “të gjithë e dinë se kujt i shërben në Vlorë”, por sot gazeta “Shqiptarja.com” ka sqaruar më mirë çështjen. Kjo pasi, më herët, u përhap lajmi se Mitro punonte si inspektor në Inspektoruiatin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, por në fakt ai punon në Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik Vendor.

Grevë 4- orëshe e punonjësve të transportit. Paralajmërohet grevë 24-orëshe

Postuar në 30 Janar, 2014 03:59

Sot është zhvilluar paradite greva e paraljmëruar e punonjësve të transportit duke provokuar një çrregullim në qarkullim. Të paktën në Tiranë efekti I grevës është ndjerë shumë pasi ai ka përfshirë edhe linjat e trasnportit të brendshëm, pra urbanët e linjës. Greva është zhvilluar nga ora 5: 00 deri në orën 9: 00. Drejtuesit e sinidikatës kanë paralajmëruar një grevë tjetër 24- orëshe nëse punonjësitë nuk do të paguhen. Ndërkohë rrogant kanë 2-3 muaj pa u dhënë.

Strehimi-një mundësi, blerja e banesave në stokun e banesave të pashitura

Postuar në 30 Janar, 2014 02:58

Qeveria duket se do bëjë një përpjekje për t’i dhënë zgjidhje problemit të të pastrehëve. Drejtoresha e Entit Kombëtar të Banesave, Aida Martiro ka shpjeguar se mënyra që po mendohet është blerja e banesave në treg dhe mandej kalimin e tyre kundrejt një qiraje, ose lehtësim në marrje kredie për ataq që kanë nevojë. Mundësia po shikohet në atë që quhet stoku i banesave të pashitura. Martiro ka shpjeguar në një intervistë për “Shekullin” se aktualisht në treg stoku arrin ka indeksin 28%, ose ndryshe 12000 banesa.

Ish-kreu i SHIK-ut, Klosi: Po aplikohet një politikë e tensionimit

Postuar në 30 Janar, 2014 02:45

Ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror Fatos Klosi ka dhënë sot një intervistë për gazetën “Shekulli” në të cilën ka dhënë disa mendime të vetat mbi situatën e rendit në vend. Dy janë momentet kryesore të intervistës: së pari mendimi se ekzistojnë të gjitha mundësitë që kreu aktual i SHISH-it, Visho Ajazi informon aktualisht edhe ish-kryeministrin Sali Berisha për gjëra që i interesojnë. “Nuk do të çuditesha fare që ai informon edhe Berishën për gjëra që i duhen”, ka thënë Klosi.

Shpërthim i ri, një automjet hidhet në erë në rrugën e Kavajës

Postuar në 29 Janar, 2014 16:14

Pak orë pas aksionit të  policisë së shtetit për të ndaluar pjesëmarrësit e në grupi kriminal një tjetër shpërthim eksplozivi është shënuar rreth orën 22: 00. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Kavajës ku një makinë tip “Fiat Punto” ka shpërthyer si pasojë e një sasie eksplozivi të vendosur në krahun e shoferit. Policia ka bërë të ditur targën e automjetit: AA501IC. Ende nuk dihen shkaqet, ndërkohë që shpërthimi nuk ka shkaktuar të lënduar.

“Katovica” kosovare! Ekspertë të shërbimeve sekrete flasin për agjentë aktivë në shërbim të Serbisë deri në nivelet e larta politike

Postuar në 29 Janar, 2014 16:05

“Katovica”, ashtu siç ka fituar kuptim në Shqipëri, ka gjasa tjetë transplantuar njëfarësoj edhe në Kosovë. Por me duart e Serbisë. Thuasje njësoj si në Shqipëri, tensioni politik po i jep udhë prej disa javësh një debati i cili ka kaluar thuajse të gjithë kufijtë e diskutimit politik. Edhe sot në emisionin “Rubikon” të Koha Vizion disa përfaqësues, ekspertë të fushës së shërbimeve inteligjente kanë bërë deklarata të forta. Kështu një ish-anëtar i UDB-së serbe ka thënë se në parlamentin e parë të Kosovës në vitin 1992 ka patur katër agjentë të shërbimit serb.

Snowden del nga ‘ilegaliteti’. Ftohet në Strasburg për debat, ndërkohë dy deputetë norvegjezë e propozojnë për çmimin Nobel

Postuar në 29 Janar, 2014 14:56

Çështja “Snowden” duket se po kthehet në një problem të vërtetë politik, ndoshta me pasoja afatgjatë për SHBA-të. Zbulimet e kontraktonit të CIA-s, kanë prekur marrëdhëniet diplomatike të Washingtonit, sidomos me BE-në, kanë nxitur një perceptim krejt të ri mbi atë sesi operojnë shërbimet sekrete amerikane, mbi të cilat krijohet ideja se kanë ambicien për të ditur gjithçka për këdo, por edhe kanë rënduar shumë imazhin dhe seriozitetin e agjencive amerikane të inteligjencës.

Shmanget rreziku i deflacionit, sipas Bankës së Shqipërisë

Postuar në 29 Janar, 2014 14:11

Banka e Shqipërisë nuk e uli normën bazë të interesit, duke e lënë në nivelin prej 3 për qind, pasi vlerëson se inflacioni vjetor për 2013-ën nuk ka rënë poshtë nivelit 1.5%. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ndërsa ka paraqitur raportin mujor të këshillit mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë theksoi se ulja e normës bazë të interesit në 2 vjetët e fundit u bë për të stimuluar ekonominë.

Fullani e ka cilësuar 2013-ën si një vit të vështirë për ekonominë e vendit dhe theksoi se defiçiti dhe borxhi publik gjatë këtij viti pati rritje të ndjeshme.

Ukraina "në prag të luftës civile"

Postuar në 29 Janar, 2014 13:39

Presidenti i parë i Ukrainës së pavarur, paralajmëron se vendi i tij ndodhet në prag të luftës civile. Leonid Kravchuk, i cili ka mbajtur detyrën e presidentit në vitet 1991-94, para mbajtjes së debatit për amnistimin e protestuesve të shoqëruar në polici, kërkon që parlamenti të veprojë me përgjegjësi të lartë. “E gjithë bota duhet ta pranojë dhe Ukraina gjithashtu, se vendi ndodhet në prag të luftës civile”, thotë ai. Nga ana tjetër presidenti aktual, Vuktor Yanukovych kërkon falje të kushtëzuar për protestuesit, ndërsa këta të fundit kërkojnë dorëheqjen e tij.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme