“Katovica” kosovare! Ekspertë të shërbimeve sekrete flasin për agjentë aktivë në shërbim të Serbisë deri në nivelet e larta politike

“Katovica”, ashtu siç ka fituar kuptim në Shqipëri, ka gjasa tjetë transplantuar njëfarësoj edhe në Kosovë. Por me duart e Serbisë. Thuasje njësoj si në Shqipëri, tensioni politik po i jep udhë prej disa javësh një debati i cili ka kaluar thuajse të gjithë kufijtë e diskutimit politik. Edhe sot në emisionin “Rubikon” të Koha Vizion disa përfaqësues, ekspertë të fushës së shërbimeve inteligjente kanë bërë deklarata të forta. Kështu një ish-anëtar i UDB-së serbe ka thënë se në parlamentin e parë të Kosovës në vitin 1992 ka patur katër agjentë të shërbimit serb. Edhe Fadil Kajtazi, ekspert i shërbimeve sekrete ka konfirmuar këtë shifër duke shtuar madje se sot ende njerëz të njohur të jetës publike kosovare vazhdojnë punën në këtë lëmë. “Njerëz të jetës publike në Kosovë, që paraqiten si kujdestarë të patriotizimit, janë spiunë të Serbisë vazhdojnë të jenë , edhe në qeveri. Janë shqiptarë, unë njoh njerëz që vazhdojnë t'i kryejnë shërbime shërbimit sekret BIA, kanë tituj , janë profesorë, gazetarë të pavarur dhe të varur profesorë që iu hiqet kapela. Agjenturat kanë ndikim të madh në Kosovë”, ka thënë ai. Madje sipas tij, edhe brenda radhëve të UÇK-së kanë penetruar 140 spiunë të shërbimit serb. Duhet thënë se ky lloj debati nuk jep asnjë përfundim, pasi askush nuk mund ta marrë vesh se ku fillon e vërteta dhe ku loja politike.
Më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,13,133075
s.z
Comments
asnjë koment për këtë

asnjë koment për këtë shkrim!?

e çuditëshme???!!

jo aspak,thënjet e këtij ish UDBashi nuk po merren për të vërteta!!nuk mund të them në janë të vërteta apo jo,por llogjika dhe përvoja time më thonë se ka shumë vërtetësi në të!!që ka pasur punë jashtëzakonisht intensive të UDBsë në kosovë këtë nuk mund ta mohojë askush!!që ajo ka rrekrutuar agjentë në radhët e shqiptarëve të kosovës,nuk duhen prova për të thënë po!që akoma bën të njëjtën gjë,prapë është më se e llogjikshme!!

ajo që për mua nuk është e llogjikshme është shkatërrimi i shërbimit sekret shqiptar!kur flas për shkatërrim nuk kam parasysh këtë shërbim sekret të sotëm!një marionetë e leckosur për të ardhur turp për ta zënë në gojë!!

si kosova dhe shqipria nuk kanë shërbim sekret,atëo që kanë janë komplet në duar të sërbit dhe grekut!ato pak informacione që ata japin nuk jänë gjë tjetër veçse goditje që duan të bëjnë sërbët kundër grekëve o anasjelltas dhe aspak të shqiptarëve kundër dy të tjerëve!!

sot në masën e gjërë të popullit,normalisht të trashë,është përhapur ideja se kemi amerikën dhe ata nuk kanë për të na lënë që të tjerët të bëjnë si të duan me ne!!por masa e trashë harron se puna e përditëshme e këtyre shërbimeve sekrete mund të bëjë që në krye të shtetit dhe politikës të kesh njerzit e tyre!që në krye të mediave dhe të inteligjencës shqiptare të kesh "fillot"e tyre DHE një ditë të bukur ame shi,populli i trashë të kërkojë vetë bashkim me këto shtete!të kërkojë "babën" e haxhi qamilit,të dalë me lule si republikanët e mirditës në 7 prill,apo të kërkojë vorio epirin si 300 € e gërkut!!

sot këto fakte duken si përçartje,por nesër mund të jenë realitet!!shqipua dihet që punon e mendon vetëm për sot,të tjerët për"sot" kanë punuar vite më parë,për të mos thënë shekuj më parë!!

shkatërrimi i shërbimit sekret shqiptar,ish sigurimit të shtetit,mos ngritja e një shërbimi sekret në kosovë,janë një faj i politikës shqiptare në të dy krahët e kufirit!!janë faje që gjëmën do tua ndjejmë më vonë!!janë si "qemania e nastradinit"!mos ngritja dhe forcimi i tyre na lë jo vetëm pre e shteteve shoviniste që na rrethojnë por dhe në dëshirën dhe mëshirën e atyre që ne sot i quajmë "miq"!!

I nderuar anticensure

I nderuar anticensure !

Shqiperia nuk ka shtet te vetin , per rrjedhim nuk ka si te kete sherbim inteligjent ! Shqiperia jone e dashur ka rreth 30 vjet nen pushtim ! Ti ndoshta do te qeshesh apo tallesh me mua ! Por mendoj se nuk ke te drejte ta besh ! Eshte e vertete se njerezit qe kane qene ne poste drejtuese te vendit (deputete , kryministra , Presidente etj etj) kane folur edhe shqip ! Madje shqip kane folur edhe nje pjese e mire e bandave apo paramilitareve qe mbanin rrotull tyre si garanci pushtimi ! Por kane bere punen e pushtuesit dhe kane qene thjesht "mekembes" !

Kaq evidente ka qene kjo dhe aq pak kane bere perpjekje "ata" ta fshehin kete , sa vetem idiotet ose ata qe nuk kane dashur ta shikojne , nuk kane arritur ta shohin ! Struktura e organizates pushtuese ka qene e organizuar qe nga kapja e shtetit e deri tek mediat , qe me shume flasin gjuhe babiloni , se sa shqip !

Ka komente Anticensure ka !

Ka komente Anticensure ka ! Por sic te shkruajta ne nje koment me pare , te pabotuar , UDB-ja eshte gjalle ne media !

Add new comment