I arrestuari Marjon Mitro, punonjës në Bashkinë e Vlorës. Jepen edhe pamjet e arretimit

Shtetasi Marjon MItro që u arrestua dje për shkak se lidhet me atentatet me eksploziv është një punonjës i Bashkisë së Vlorës. Kjo u la të kuptohej dje në një intervistë të Prefektit të Vlorës Besnik Dervishi, i cili u shpreh se “të gjithë e dinë se kujt i shërben në Vlorë”, por sot gazeta “Shqiptarja.com” ka sqaruar më mirë çështjen. Kjo pasi, më herët, u përhap lajmi se Mitro punonte si inspektor në Inspektoruiatin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, por në fakt ai punon në Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik Vendor. “Shqiptarja.com” shkruan se “Mitro njihet si militant i Shpëtim Gjikës”, një konstatim ky që më shumë krijon asosacione të sikletshme sesa mund të përbëj ndonjë akuzë.
Më shumë në: http://www.shqiptarja.com/home/1/atentatori-i-prefektit-dervishi-i-pun-suar-nga-shp-tim-gjika-198354.html
s.z
Add new comment