Arkiv-Lajme

Shënim: A janë të orkestruara sulmet shpërthyese, siç lë të kuptohet mazhoranca?

Postuar në 28 Janar, 2014 08:39

“Kur ikën Saliu, fillon tritoli”. Kështu deklaroi deputeti socialist Pirro Lutaj në komisionin parlamentar të Sigurisë, i mbledhur për të dëgjuar ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri në raport për situatën kriminale në vend. Tahiri nuk ngurroi të akuzojë Shërbimin Informativ të Shtetit të drejtuar nga Visho Ajazi se nuk jep asnjë informacion dhe nuk po bashkëpunon për të luftuar kriminalitetin.

Socialistët rrëzojnë kandidaturat e Nishanit për Gjykatën e Lartë. ILDKP, asnjë përgjigje për ta

Postuar në 28 Janar, 2014 07:49

Një refuzim domethënës ka bërë sot mazhoranca e majtë, ndaj dekreteve të presidentit Bujar Nishani për kandidatët për anëtarë të Gjykatës së Lartë, Gjovalin Përnocaj dhe Petrit Ceno. Komisioni i Ligjeve rrëzoi me 16 vota pro dekretet e Nishanit. Arsyetimin e bëri anëtari i majtë në këtë komision, deputeti Armando Subashi i cili kërkoi që Kuvendi të mos japë pëlqimin për kandidaturat. Subashi deklaroi se ishte kërkuar informacion për dy kandidaturat, nga ministria e Drejtësisë, Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Inspektoriati i Pasurive.

Dorëhiqet kryeministri i Ukrainës, por gjendja mbetet e nderë

Postuar në 28 Janar, 2014 07:00

Kryeministri i Ukrainës, Mikola Azarov, ka dhënë dorëheqjen. Njoftimi erdhi pasi parlamenti ukrainas ka hapur një seancë të jashtëzakonshme, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për protestat e fuqishme antiqeveritare. Azarov ka thënë se jep dorëheqjen në përpjekje për të krijuar një mundësi më shumë për kompromis politik.

Vritet në Siri pogradecari Bledar Hamza, alias Edu Samed

Postuar në 28 Janar, 2014 06:40

Edhe një tjetër shqiptar është shtuar në listën e luftëtarëve anti-Asad të vrarë në Siri. Ngjarja ka ndodhur para dy ditësh, bëjnë të ditur organet policore shqiptare. I vrari është 40 vjeçari Bledar Hamza, me nofkën Edu Samed. Sipas policisë, ai është nga fshati Leshnicë i Pogradecit. Hamza para pak kohësh ishte shpërngulur me familjen në Tiranë. Konfirmohet se kanë nisur dhe procedurat e tërheqjes së trupit nga Siria.

 

a.k

Tahiri në komisionin e Sigurisë, Noka përplaset me Pjerin Ndreun

Postuar në 28 Janar, 2014 06:04

Përplasje e ashpër verbale nuk ka arritur të shndërrohet në përplasje fizike, falë ndërhyrjes së deputetëve të tjerë dhe punonjësve të Gardës së Republikës. Ngjarja ndodhi në mbledhjen e sotme të komisionit parlamentar të Sigurisë dhe protagonistët ishin Flamur Noka, nënkryetar i këtij komisioni, dhe Pjerin Ndreu deputet i PS-së. Objekti i mbledhjes ishte raportimi i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili ishte thirrur në një seancë dëgjimore për vrasjen e dy vëllezërve në kufi me Greqinë por dhe për situatën kriminale në vend.

Sipas një raporti dorëzuar në CIA, mbreti Zog kish marrëdhënie inçesti me njërën nga të motrat

Postuar në 28 Janar, 2014 04:46

Deklasifikimi i një numri dokumentesh me siglën “tepër sekrete” të CIA-s amerikane të viteve 1940-1960, ka mundësuar zbulimin e disa raporteve të vitit 1949 për mbretin Zog, që asokohe jetonte në Egjipt, nën mbrojtjen e mbretit Faruk të Egjiptit. Gazeta Dita shkruan në numrin e sotëm për një avokat amerikan në Nju Jork, i quajtur Edgar M. Church që mundi që të hynte në kontakt me familjen dhe oborrin e Zogut duke u bërë dhe përfaqësues juridik i interesave të Zogut në SHBA. Church e krijoi këtë lidhje falë gruas së tij Konteshës Margaret, që ishte kushërira e gruas së Zogut, Geraldinës.

Bamir Topi kundër Visho Ajazit: Të japë llogari, SHISH përgjon kundërshtarët e Berishës në vend që të kryejë misionin kushtetues

Postuar në 28 Janar, 2014 04:15

Mbrëmjen e djeshme, Presidenti Bujar Nishani (i cili nuk shfaqi ndonjë merak për mundësinë e shkarkimit të kreut të ILDKP-së Zana Xhuka) dha vlerësime të larta për kreun e SHISH, Visho Ajazi, në emisionin e Ilir Babaramos në A1 Report. “SHISH ka dhënë rezultate në goditjen e rrjeteve të drogës dhe terrorizimit”. Por paraardhësi i tij Bamir Topi, duke folur për gazetën Shekulli numrin e sotëm, ka qenë i një mendimi tërësisht të kundërt.

Ilir Kupa: “Më mirë më vrisni këtu”. Por ekstradimi duket gati

Postuar në 28 Janar, 2014 03:05

I arratisuri i burgut grek të Trikallës, një prej 11 shqiptarëve të ngjarjes së famshme të marsit 2013, Ilir Kupa, i arrestuar nga policia shqiptare para dy ditësh, është pyetur dje nga dy oficerë të policisë greke dhe një përfaqësues i Ambasadës. Qëllimi kryesor ka qenë që 27-vjeçari të hidhte dritë në zbërthimin e skemës së arratisjes. Pritet që autoritet greke të kërkojnë ekstradimin e Kupës, ndërkohë që vetë i arrestuari ka folur dje për News 24 ( intervistë me shkrim, përmes avokatit). Ilir (Albert) Kupa shprehet se më mirë ta vrisnin në Shqipëri, sesa ta kthenin në burgun grek.

J.Buxhovi rrëfen: Përse Rexhep Qosja nuk iu afrua LDK-së ditët e themelimit

Postuar në 27 Janar, 2014 14:47

Jusuf Buxhovi, një prej aktivistëve të orës së parë që themeluan Lidhjen Demokratike të Kosovës, që më pas u mbiquajt “partia e Rugovës”, ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën Illyria në SHBA, ku ka folur për fillesat e kësaj force politike dhe prapaskenat e ditëve të para. Për Buxhovin, LDK-ja s’ka qenë kurrë pacifiste në kuptimin përkeqësues që tentojnë t’i japin sot. Ai tregon se si Ibrahim Rugova vendosi të garojë për kryesimin e partisë “pas miratimit të amerikanëve”, sesi autorizoi stërvitje ushtarake të grupeve kosovare në Shqipëri në bashkëpunim sekret me Ramiz Alinë etj.

Reagon S.Braho: Opozita të lexojë kushtetutën, unë nuk jam Fazlliçi që e uli Berisha mes sekreteve shtetërore

Postuar në 27 Janar, 2014 13:59

Ka reaguar pas akuzave disaditore të opozitës mbi çështjen e serverit të tatimeve, deputeti Spartak Braho. Në një deklaratë për mediat Braho u ka sugjeruar drejtuesve të opozitës dhe “ndonjë medieje që bën zhurmuesin” që të lexojnë Kushtetutën e Shqipërisë dhe statusin e deputetit, pasi  sipas tij kanë treguar se nuk kanë njohuri nga ligjet. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme