Arkiv-Lajme

Pritë në mesnatë autobuzit të Athinës, dy të plagosur pranë Tepelenës

Postuar në 27 Janar, 2014 03:00

Një sulm i armatosur me synim grabitjen ka ndodhur sot 1 orë e 20 minuta pas mesnatës, në aksin Tepelenë-Krahës, në drejtim të autobusit të linjës Athinë-Tiranë me targë AA 578 GC. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:20 minuta të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Tepelenë-Krahs, në vendin e quajtur Mogila. Dy të plagosur u shkaktuan si pasojë e të shtënave, pasagjerët Laurent Tabaku, 23 vjeç nga Elbasani dhe 19-vjeçarja Q. Xhihani.

Publikohen prova të doktoraturave të rreme; Vetëvendosja i bën apel rektorit Gashi të japë dorëheqjen

Postuar në 26 Janar, 2014 14:12

Gazeta Express ka nxjerrë një listë të profesorëve të universitetit të Prishtinës që kanë publikuar artikuj gjoja shkencorë në revista gjoja shkencore. Ali Gashi dhe Ali Hamiti kanë publikuar në një revistë të rreme me emrin scrip.org. Ndërkohë, në revistën e dyshimtë bullgare m-hikari.com kanë publikuar punime profesori i Ekonomikut, Ajet Ahmeti, profesoresha Nimete Berisha, profesori Naim Braha bashkë me profesorin Marjan Dema.

Swoboda në Tiranë: Statusin e kandidatit do ta merrni në qershor, por ta dini se Europa është në krizë

Postuar në 26 Janar, 2014 12:07

Kryetari i grupit Social-Demokrat në Parlamentin Evropian Hannes Swoboda ka mbërritur në Shqipëri. Sot dhe nesër ai do të ketë takime me funksionarë të lartë politikë e shtetërorë, përfshirë zyrtarët më të lartë të shtetit (Presidentin, kryeministrin e kreun e parlamentit), por një nga pikat e para të agjendës së tij këtu ka qenë një takim me studentët e universitetit privat Marin Barleti. Dhe në bisedën me studentët ai shprehu keqardhjen që Shqipëria nuk e mori dot statusin e vendit kandidat për në BE gjatë muajit dhjetor.

Neonazisti Kristos Papas, letër nga burgu ministrit të Jashtëm grek Venizelos: Mbro grekët e Himarës!...

Postuar në 26 Janar, 2014 10:51

Numri dy i partisë “Agimi i Artë”, Kristos Papas, që ndodhet në paraburgim së bashku me deputetë të tjerë të kësaj partie me akuzën e krijimit dhe drejtimit të organizatës kriminale, i ka drejtuar një letër me pyetje ministrit të Jashtëm Evangelos Venizelos. Deputeti neonazist Kristos Papas duket shumë i shqetësuar për çështjene vorioepirit dhe sidomos për prishjet e ndërtimeve pa leje në Himarë, të cilat sipas tij, po kryhen në mënyrë selektive në dëm të grekëve të rajonit.

Kryeministri Gruevski i jep fund debatit: Nëse projekti nuk miratohet nga fqinjët, ai nuk do të zbatohet

Postuar në 26 Janar, 2014 10:47

Qetësohen disi shpirtrat e trazuar pas lajmit se do të ndërtohet një HEC në fushën e Lukovës, që do të kish pasoja për shqiptarët. Është kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski që i hedh ujë zjarrit me një deklaratë të tijën. “Nëse projekti për ndërtimin e HEC-it në fushën e Lukovës paraqet probleme, ai nuk do të ndërtohet”, tha ai.

INUK-u vijon me prishjet në bregdetin e Dhërmiut

Postuar në 26 Janar, 2014 07:36

Në bregdetin e jugut vijohet me prishjet e ndërtimeve pa leje. Sipas shqiptares.com, “shembja e 160 hoteleve pa leje në bregdetin e Dhërmiut do të bëhet brenda dy ditëve; më pas do të fillojë pastrimi i zonës së ndërtimit të hoteleve”. Në fakt, në lajmin e kësaj gazete thuhet se janë prishur tanimë 137 ndërtime, dhe kështu i bie që në dy ditët e ardhshme të prishen 23 të tjerat. Gjatë aksionit të ditës së sotme është bërë e mundur shembja e godinës tre katëshe të hotelit ‘Çarcani’, duke finalizuar operacionin e nisur nga INUK-u që prej së Premtes.

Ndërron jetë në moshën 85-vjeçare mjeshtri i klarinetës dhe i kabasë popullore, Laver Bariu

Postuar në 26 Janar, 2014 06:40

Ndërron jetë në moshën 85-vjeçare mjeshtri i klarinetës Laver Bariu, “Gjenerali i klarinetës”, siç njihet në të gjithë Shqipërinë. Muzika me saze e Laver Bariut renditet edhe në krye të listës së iso-polifonisë, e përfshirë në UNESCO si, “kryevepër e trashëgimisë shpirtërore te njerëzimit”.

Gjergj Meta në Panorama: Zot, na liro nga fjala e dhunshme!

Postuar në 26 Janar, 2014 05:42

Nëse jeni duke folur në një sallë të mbushur me të rinj të shkollës së mesme, dhe jeni duke demonstruar tronditjen tuaj në rrethanat, kur dikush vret dikë ngaqë ky i fundit e ka sharë, si mendoni se do të reagojnë të rinjtë? Do të tronditen, gjithashtu? Apo do e mirëkuptojnë vrasësin? Nuk ka nevojë ta vrisni mendjen shumë. Është ndodhur Gjergj Meta, prifti publicist, në një sallë të tillë.

Cilat janë librat që duhen shpëtuar? Secili ka të vetët

Postuar në 26 Janar, 2014 05:27

Valbona Nathanaili e Mapos ka intervistuar një numër personazhesh, dhe u ka bërë të gjithëve të njëjtën pyetje: “Nëse do ju duhej të shpëtonit vetëm tre libra nga një bibliotekë që po digjet, cilët tituj do të zgjidhnit?” Dhe përgjigjet janë, siç pritet në një rrethanë të tillë, interesante e kureshtare. Janë të gjitha llojet e reagimeve, nga ai që përgjigjet: 1. Bibla; 2. Bibla; 3.

Shqiptarët shkojnë vullnetarisht, pa ndërmjetësues në luftën e Sirisë, shkruan Koha Ditore

Postuar në 26 Janar, 2014 03:07

Burime të ndryshme që merren me këtë çështje kanë ofruar informacione me shifra për “Kohën Ditore”. Sipas burimeve të huaja të inteligjencës, tridhjetë shqiptarë të Kosovës kanë udhëtuar gjatë janarit për në Siri. Numri i kosovarëve që kanë shkuar atje arrin në 400. Por, deri tani 6 kosovarë janë vrarë atje. Sipas tyre, shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria e Lugina e Preshevës janë të pozicionuar në grupe të ndryshme radikale ndërluftuese. Vërehet se shqiptarët e pozicionuar në shumë grupe kanë shkuar vetë pa ndërmjetësues. Pos shqiptarëve në këtë luftë ka edhe evropianë të tjerë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme