Arkiv-Lajme
Vdes i fundit i atentateve me tritol, biznesmeni Xhemal Çela. Në katër muaj, 22 atentate të tillë
Në katër muaj, 22 atentate me eksploziv, atentati i fundit ndaj biznesmenit Xhemal Çela në Durrës, i cili për fatin e tij të keq, pas 24 orësh në koma, u nda sot nga jeta. Në redaksionalen e gazetës DITA ka një përpjekje për të shpjeguar se kush fshihet pas sulmeve të tilla dhe kush janë vënë në objektiv të këtyre sulmeve.Goditjet dhe mesazhet me tritol kanë kapur nivelet politike, por nga ana tjetër po shoqërohen dhe me solidaritet politik nga Partia Demokratike. Duket sikur vala e terrorit ka tashmë dhe aleatët e saj në rangje politike.
Emigrantët shqiptarë në Greqi, peticion qeverisë Rama: Po na lini rrugëve pa zgjidhje
Prej muajsh autoritetet greke u mohojnë qindra fëmijëve të emigrantëve të lindur në Greqi kalimin e kufirit për shkak të toponimeve të vendlindjes në pasaportat e tyre që janë në gjuhën shqipe dhe jo në atë ndërkombëtare. Së fundmi problem për rinovimin e lejave të qëndrimit kanë hasur për shkak të fëmijëve edhe prindërit e tyre, që nuk rinovojnë dot në disa raste edhe librezat e tyre shëndëtsore.“Kam problem me fëmijet. Më kanë lindur të dy në Selanik.
Forumi Mysliman hetohet për nxitje të urrejtjes, rrënimin e figurës së Nënë Terezës e sheh si bekim hyjnor(!)
Të rinjtë e Forumit Mysliman pritet të përballen me drejtësinë. Kundër tyre janë duke u kryer hetime për vepër penale të dënueshme deri në tetë vjet. Policia ka marrë autorizime për kryerje të hetimeve për shkak të një komunikate që ka lëshuar Forumi i të Rinjve Myslimanë pas rrëzimit të shtatores së Nënës Terezë në Mitrovicë, njofton “Koha Ditore”. Në komunikatën e lëshuar nga Kryesia e FRM-së, Nëna Terezë është quajtur putë dhe maqedonase. Videot e sigurisë nuk dëshmojnë nëse shtatorja e nobelistes është rrëzuar nga dora e njeriut.
Dy ministra të qeverisë maqedonase, Saraçini dhe Ademi qetësojnë shqiptarët: Përfundimisht, nuk ka projekt për Radikën nëse s'doni ju
Pas gjithë asaj zhurme në politikën dhe mediat shqiptare, pas deklaratave besuese dhe mosbesuese të zyrtarëve të lartë shqiptarë, deri edhe te kryeministri Rama, është qeveria maqedonase që vjen në ndihmë, duke sqaruar përfundimisht se nuk ka projekt për lumin Radika.
Klaus Rainhard, ish-komandant i KFOR-it, kur tregon mbi punën e tij në Kosovë, ndalet dhe në një detaj: si e nxori Solanën jasht nga zyra(!)
Gjenerali gjerman Klaus Reinhardt në një ligjëratë me studentët e Kolegjit ISPE ka rrëfyer për misionin e tij si Komandant i KFOR-it gjatë vitit 1999-2000 në Kosovë. Ai ka folur për luftën, sfidat, problemet, rreziqet, storjet e ndryshme dhe bisedat prapa perdeve me liderë dhe personalitete të ndryshe botërore që i ngjanin një libri bestseller.Krahas të tjerave Reinhardt tregon edhe një detaj interesant, se si ka nxjerrë jashtë nga zyra Përfaqësuesin e Politikës së Jashtme të BE-së, Havier Solanën.
Shtohen zërat për një gjendje skandaloze në Universitetin e Prishtinës lidhur me punësimin, titujt dhe diplomat
Po shtohen zërat që komentojnë zhvillimet e fundit në Universitetin e Prishtinës. Dukagjin Gorani (PhD) nga Qendra Liberale Demokrate, në një intervistë për Gazetën Express, thotë se Universiteti i Prishtinës po shkon drejtë fundit të tij si institucion arsimor. Prej themelimit, punësimi në UP ka qenë privilegj i individëve dhe grupeve të afërta me pushtetin. “Deri në vitin 1990, lojaliteti ndaj pushtetit komunist të LKJ-së ishte vendimtar për t’u bërë profesor e doktor shkencash.
Merr fund drama e tre shqiptarëve të braktisur nga shteti ynë në Jemen, lirohen me dekret të Presidentit të atij vendi
“Të mbyllet çështja ndaj tre shqiptarëve në Jemen”. Ky ka qenë vendimi i Presidentit të Republikës së Jemenit, Abd Rabbuh Mansur Hadi, në një dekret të përpiluar në 5 janar të këtij muaji. Presidenti i vendit ku aktualisht ndodhen të burgosur tre shqiptarë, ka kërkuar që çështja e anijes së bashku me ngarkesën e saj të mbyllet.
Albpetrol: “Bankers Petrolium”, në një tregti të paligjshme karburantesh, ka shitur hollues në tregun vendas
Një dokument konfidencial i Albpetrol duket hedh dyshime të forta, të cilat implikojnë ‘Bankers Petrolium’ në një tregti të paligjshme karburantesh në tregun vendas. Dokumenti i zotëruar nga Top Channel, i cili konfirmohet zyrtarisht nga Albpetrol dhe Ministria e Energjise dhe Industrise dyshon se kompania kanadeze ka shitur në tregun e brendshëm me pakicë, sasi të mëdha karburanti të cilësisë së dobët, që njihet ndryshe me emrin hollues. Ky lloj karburanti përdoret nga kompanitë prodhuese të naftës si lëndë e parë në proceset teknologjike të prodhimit.
Një skenë që të kujton vitet ’90, 48 shqiptarë tentojnë të kalojnë nga Franca në Angli me kamion-frigorifer!
Ndalohen në një kamion-frigorifer 48 shqiptarë, cilët po përpiqeshin të kalonin për në Britaninë e Madhe. Policia e Francës gjatë një kontrolli rutinë ka mundur të identifikojë në kamionin-frigorifer, i drejtuar nga një shtetas rumun, 48 shqiptarë, midis tyre edhe tre minorenë, që po përpiqeshin të kalonin në mënyrë klandestine për në Britaninë e Madhe. Të gjithë u janë dorëzuar autoriteteve franceze, ndërsa policia britanike e kufirit, që po heton mbi ngjarjen, ka arrestuar shoferin e kamionit. Ndërkohë policia po punon për hetimin e këtij rrjeti klandestinësh.
Balla në ‘Top Story’ flet për 21 janarin 2011; dhe bën atë që do duhej ta kishin bërë hetuesit
Sapo është mbyllur në Top-channel programi ‘Top Story’ i Sokol Ballës, që këtë herë i dedikohej 21 janarit të vitit 2011. Balla nuk fliste nga studioja.