Arkiv-Lajme

Miratohet projekt-vendimi për Komisionin e Reformës Territoriale. 16 anëtarë, 8 anëtarë të pozitës dhe 8 të opozitës

Postuar në 23 Janar, 2014 06:33

Kryetari i Kuvendit  Ilir Meta ka lexuar në seancë plenare projekt-vendimin për ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën territoriale. Sipas këtij projekti, komisioni do të punojë për 3 muaj, ai do të përbëhet nga 16 anëtarë, 8 të pozitës dhe 8 të opozitës. Komisioni mblidhet vetëm në momentin kur në komision janë më shumë se gjysma e anëtarëve dhe vendimet merren me shumicë. Thënë ndryshe, komisioni nuk mund të funksionojë pa pjesëmarrjen e opozitës demokrate pa harruar edhe të drejtën e vetos.

PD-ja braktis seancën plenare. Berisha akuzon për situatë të ngjashme me atë të atentatit ndaj Azem Hajdarit. Kryeministri Rama: “Disa nga opozita janë në hall të madh”

Postuar në 23 Janar, 2014 06:08

Diskutimi për shantazhet ndaj gave deputete mesa duket ka shërbyer si një mekanizëm, apo alibi që opozita të braktisë seancën plenare, ku do të diskutohet edhe reforma territoriale.

PD-ja “bën çështje” përfaqësimin e grave në Parlament. Debati "rrëshqet" në akuza mes Kodhelit dhe Berishës

Postuar në 23 Janar, 2014 04:53

Deputetët e PD-së janë përpjekur të ngrenë një çështje sot në hapje të seancës plenare. Sipas tyre, zëvendësimi i grave deputete, që japin dorëheqje nga mandati për arsye formale, po bëhet në fakt nën presion, madje shantazh. Deputetet Topalli, Doda dhe Bregu kanë përmendur rastin e deputetes nga Lezha, Merjeme Delishi, që ka lënë mandatin me arsyetimin se është e sëmurë. Në fakt Delishi mori mandatin pas dorëheqjes së Mimi Kodhelit, por u largua për t’i lënë vendin një tjetër femre, Mirela Neli, pasi në qarkun Lezhë PS-ja është penalizuar për mosrespektim të kuotës gjinore.

Dorëhiqen deputete të maxhorancës: PD: Janë kërcënuar nga burrat në listë

Postuar në 23 Janar, 2014 04:36

Një deputete e maxhorancës,  e Lezhës, ka dhënë dorëheqjen. Gratë deputete të PD-së kanë bërë me dije sot në Kuvend se janë dhe dy gra të tjera që po bëhen gati të japin dorëheqjen. Dhe pas kësaj, ato kanë pretenduar se këto dorëheqje po bëhen nën presion nga burrat që janë në radhë pas tyre në listën e kandidatëve për deputetë, apo nga dikush tjetër në emër të tyre.

Reforma territoriale, Paloka sqaron “jo-në” e PD-së: “PS-LSI synojnë një hartë elektorale favorizuese”

Postuar në 23 Janar, 2014 04:22

Kreu i Grupit Parlamentar Edi Paloka ka sqaruar pak përpara se të nisë seanca, arsyet se përse opozita refuzoi të japë konsensusin për reformën territoriale. Sipas Palokës, pas idesë për këtë reformë qëndrojnë llogari elektorale, që nisen nga premisat e riorganizimit territorial të vendit në funksion të krijimit të një harte elektorale favorizuese. “Ne nuk mund të bëhemi qesharakë para shqiptarëve pse kemi një qeveri qesharake që nuk mban asnjë nga premtimet e saj.

Lëvizja pa viza, kreu i policisë, Didi: “Po shfrytëzohet për trafiqe. Shqipëria vend origjinë”

Postuar në 23 Janar, 2014 04:15

Deri më tani qeveritë shqiptare përgjithësisht kanë bërë të vetin, opsionin se Shqipëria është një vend transit për trafiqet. Por sot, kreu i policisë shqiptare, Artan Didi, në një seminar për këtë çështje, organizuar nga OSBE-ja, ka pohuar të kundërtën, pra se Shqipëria është një vend i origjinës, sidomos për trafikun e qenieve njerëzore me qëllim prostitucionin. “Shqipëria vazhdon të jetë vend origjine për trafikimin me destinacion vendet e rajonit. Vajzat shqiptare shfrytëzohen për shërbime seksuale.

Kongoli flet për qëndrimin e tij kundër protestës së opozitës më 2009: “U lëndova nga reagimi. Ky ishte mendimi im”

Postuar në 23 Janar, 2014 03:08

Në tetë vitet e fundit në Shqipëri u përvijua një praktikë e re nga politika. Ajo e përfshirjes së emrave publikë në përcjelljen e mesazheve që përndryshe, nuk gjejnë jehonë në formën e e zakonshme të komunikimit ndërpartiak. Kështu në kohën kur PS-ja ishte në opozitë, ish-mazhoranca përdori peticione intelektualësh që apelonin ndaj opozitës për të mos kaluar në protesta, greva etj.. Në fakt, në një farë mase edhe opozita iu kundërpërgjigj kësaj praktike. Lidhur me një episod të këtillë ka folur sto të “Gazeta Shqiptare” shkrimtari Fatos Kongoli.

Çështja “Olldashi”, prokuroria do sqarojë vendndodhjen e dëshmitarëve

Postuar në 23 Janar, 2014 02:55

Çështja “Olldashi” vijon të jetë nën hetim për zbardhjen e plotë të saj. Gazeta “Shqip” ka përcjellë sot një informacion, referuar burimeve në Prokurori, sipas të cilit, organi i akuzës është duke hetuar vendndodhjen e dëshmitarëve dhe deputetit para aksidentit.

Takimi Rama-Topi, “Panorama” flet për një pakt për reformat

Postuar në 23 Janar, 2014 02:48

Mediat kanë përcjellë dje në mbrëmje lajmin se kryeministri Edi Rama dhe ish-presidenti Bamir Topi janë parë të darkojnë së bashku. Për këtë nuk janë dhënë sqarime të mëtejshme. Ndërkohë, gazeta “Panorama” sot shkruan se takimi është në vetvete një pakt për reformat dhe ndryshimet kushtetuese. Në fakt nuk dihet sesi do të realizohet ky bashkëpunim, nisur nga prezenca e munguar e partisë së z. Topi në parlament. Gjithsesi takimi erdhi në ditën kur PD-ja mohoi konsensusin për reformën territoriale.

Ambasadori Gaiani : “Atmosfera në Evropë nuk është e lehtë. Në raportet dypalëshe nuk duam monopolin, por besojmë se populli shqiptar shikon nga Perëndimi”

Postuar në 22 Janar, 2014 17:35

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Massimo Gaiani ka përcjellë në një intervistë për gazetarin Artur Nura në A1 Report disa konsiderata të tijat mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri. Së pari, Gaiani, ka bërë një apel të tërthortë për orientimin e Shqipërisë në politikën e Jashtme,  e cila i ka dhënë një theks të posaçëm marrëdhënieve me Turqinë. Në këtë drejtim ambasadori italian ka deklaruar se “ne e kemi shumë për zemër marrëdhënien me Shqipërinë.  Jemi të lumtur nëse Shqipëria zhvillon marrëdhënie kaq intesive edhe me shtete të tjera.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme