Takimi Rama-Topi, “Panorama” flet për një pakt për reformat

Mediat kanë përcjellë dje në mbrëmje lajmin se kryeministri Edi Rama dhe ish-presidenti Bamir Topi janë parë të darkojnë së bashku. Për këtë nuk janë dhënë sqarime të mëtejshme. Ndërkohë, gazeta “Panorama” sot shkruan se takimi është në vetvete një pakt për reformat dhe ndryshimet kushtetuese. Në fakt nuk dihet sesi do të realizohet ky bashkëpunim, nisur nga prezenca e munguar e partisë së z. Topi në parlament. Gjithsesi takimi erdhi në ditën kur PD-ja mohoi konsensusin për reformën territoriale. Ndërkohë “Panorama” kujton edhe faktin e bashkëpunimit elektoral mes PS-së dhe FRD-së në zgjedhjet lokale në Korçë më 3 nëntor. Topi nga ana e tij ka ironizuar duke thënë se “për atë që përdor shumë Facebook, ky takim ishte konsolidim i fazës së katërt të puçit të shteti”.
s.z
Add new comment