PD-ja braktis seancën plenare. Berisha akuzon për situatë të ngjashme me atë të atentatit ndaj Azem Hajdarit. Kryeministri Rama: “Disa nga opozita janë në hall të madh”

Postuar në 23 Janar, 2014 06:08

Diskutimi për shantazhet ndaj gave deputete mesa duket ka shërbyer si një mekanizëm, apo alibi që opozita të braktisë seancën plenare, ku do të diskutohet edhe reforma territoriale. Duke gjetur një arsye që është e ndjeshme në sytë e faktorit ndërkombëtar, si përfaqësimi i drejtë gjinor, opozita demokrate ka zhvilluar një debat parlamentar, i cili më shumë ngjan me një qasje për formësimin e një lloj strategjie tensioni.  Për më tepër, largimi nga salla jep një arsye edhe për atë ase çfarëdo lloj gjëje të vendoset për reformën territorial, asaj në këto kushte i mungon përmasa e nevojshme e konsensusit. Gjithsesi, ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar larg me akuzat duke deklaruar madje se situata e sjell Parlamentin në një nga momentet më të vështira që pas vrasjes së Azem Hajdarit. “Pra dhe vijmë sot në seancën më të turpshme, në historinë e parlamentit ku pas atentatit ndaj Azem Hajdarit, në këtë sallë është atentati i dytë më i madh i demokracisë", tha ai. Më pas opozita ka braktisur sallën. Nga ana e vet, kryeministri Rama ka dhënë këtë përgjigje: “Dëgjoj në ditë prijësin e tyre që u thoshte militantëve se PD duhet të analizojë se pse humbi zgjedhjet. Sa më shumë kalojnë ditët e tyre pas humbjes aq më e qartë është se do humbasin përsëri. Për një arsye shumë të thjeshtë janë bërë njësh me baltën e rrenave dhe shpifje dhe e vetmja gjë që dinë është të bëjnë pis kudo që prekin. Janë katandisur në burimin më toksik të mbetjeve të politikës së vjetër komuniste. Janë bërë si një kënd i vjetër fletërrufesh dhe i gënjen mendja se populli do mblidhet në këtë kënd. E marrin popullin për budalla dhe politikën e dinë mjet për të budallallepsur njerëzit që vuajnë padrejtësinë , kriminalitetin dhe katrahurën që lanë pas. Unë e di se disa prej tyre duke nisur nga pragu i shtëpisë janë në hall të madh se kanë bërë shumë të këqija”. Sipas tij opozita është e frikësuar për kthimin e Policisë së Shtetit në krye të detyrës.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.