Arkiv-Lajme
Çështja “Radika”: Projekt real, apo alarm fals?
Debati për devijimin e lumit Radika ka përfshirë nivelet e larta politike. Kështu dy ditë pasi kryeministri deklaroi në rrjetin social, Tëitter, se e gjitha kjo është “shumë zhurmë për asgjë”, dy ministrat përgjegjës në qeverinë maqedonase, ai i Ekologjisë, Abdilaqim Ademi dhe Valon Saraçini kanë theksuar në televizionin “Alsat M” dhe në “Zëri i Amerikës” se deklarata e Ramës është e vërtetë. “Projekt final për Fushën e Lukovës ende nuk ka dhe nuk ka as studim mbi ndikimin ndaj ambientit jetësor, që janë dy elemente kyçe për një projekt për të pasur fazën që të fillojë.
Ministri i Brendshëm: “Kriminaliteti, i lartë, por nuk është rritur”. Qeveria së shpejti me projektligje për armët
“Kriminaliteti vazhdon të jetë i lartë, por ai nuk është rritur”. Kështu është shprehur ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në emisionin “Studio e Hapur” në të cilën ka bërë një panoramë të situatës së rendit në vend. Tahiri ka nënvizuar si arsye për këtë nivel krimi ekzistencën e shkaqeve parësore për të, si konfliktet për pronën, tendenca e vetëgjyqësisë, varfëri etj.. Ai ka hedhur poshtë akuzat e opozitës së sotme, duke theksuar madje se për disa vrasje të bujshme hetimet e deritanishme nuk provojnë shkaqe politike.
Kukan e Vuljanoviç: Dikush duhet të paguajë për krimin e 21 janarit
"Ndiej trishtim dhe ndihem njerëzisht i prekur, sepse kjo solli njerëz të vrarë. Të vrarë në rrugë, çfarë shkakton tek unë përplasje ndjenjash të forta, nga njëra anë nga pikëpamja njerëzore, e nga tjetra një kujtesë ndaj ndërgjegjes sime për diçka që nuk është mbyllur._ KA THËNË SOT Eduard Kukan, kreu i delagacionit për Ballkanin në Parlamentin Europian, i intervistyuar nga Arta Tozaj.
Shënim: Disa tentativa mjedisore dhe shpresa se nuk do mbeten reagime ministrash pas emisioneve investigative
Vendimi i qeverisë shqiptare për të ndaluar gjuetinë me armët e gjahut për dy vjet, është një hap për t’u përgëzuar, sepse më mirë vonë se kurrë. Gjuetarë me dhe pa leje, vendas dhe të huaj, kanë bërë masakër mbi ato pak lloje shpezësh dhe kafshësh të egra që ende gjallonin në pyjet tona. Sot, ministri i Bujqësisë Panariti reagoi pas një investigimi të Fiks Fare, duke premtuar masa të rrepta ndaj përdoruesve të dinamitit në gjuetinë e peshkut, si dhe ndalimin e nxjerrjes së daterit, një molusk që rritet brenda shkëmbinjve nënujorë.
A.Vuçiç: Serbia ka bërë shumë gabime, e pranoj se kam qenë në rrugë të gabuar
Në orientimet e mia të hershme politike, unë kam lajthitur dhe kam qenë në rrugë të gabuar; gazetarin Slavko Curuvija e ka vrarë shteti dhe shumë njerëz do japin llogari për këtë; mentalitetit serb i mungon autokritika e kulturës protestante; serbët ushqejnë simpati për Rusinë, por destinacioni ynë është ai europian-perëndimor etj.
Brezi më produktiv, mosha deri 29 vjeçe ka gati 27% papunësi, thotë Instat
Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se në tremujorin e tretë të 2013-ës, niveli i papunësisë në vend arriti në 16.9 për qind. Ndërsa shkalla e papunësisë afatgjatë, që nënkupton njerëzit që kanë vite pa punë vlerësohet në 12 %. Kundrejt tremujorit të mëparshëm, niveli i papunësisë është rritur me 1.1 %. INSTAT-i konstaton se në të gjithë vendin janë rreth 190 mijë persona të papunë. Shkalla e papunësisë vlerësohet të jetë më e lartë për meshkujt sesa për femrat, përkatësisht 19,3 % dhe 13,7 %. Ndërkaq problematike situata paraqitet tek të rinjtë.
Eksplozivi në makinë. Gjendja e kryekomunarit Berberi, ende e rrezikshme, thonë mjekët
Në fillim u krijua ideja se gjendja e tij shëndetësore ishte e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën. Por sipas Shefes së Shërbimit të Politraumës në Tiranë, Lida Shoshaj, kryetari i Komunës Qendër në Vlorë, Fredo Berberi, vijon të jetë në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak, ku i është nënshtruar një operacioni të gjatë, pas shpërthimit të një sasie eksplozivi në automjetin e tij. Sipas Shoshajt, traumat dhe dëmtimet që ka marrë viktima janë të rënda dhe masive.
Liljana, mësuesja që mëson vullnetarisht fëmijët e ngujuar. Dhe shteti që ka dështuar
Marien 17 vjeçare, ajo e ka patur nxënëse, derisa hasmi e vrau në arë bashkë me gjyshin e saj. Pavarësisht se as Kanuni i ashpër nuk lejon vrasjen e femrës. Edhe Eduardin e mësonte në shtëpi, derisa djaloshi vendosi të dalë nga ngujimi, të shkojë në shkollë dhe të dalë ku të dalë. Edhe atë e vranë. Liljana Luani, mësuesja nga Shkodra që tre herë në javë merr vullnetarisht rrugët e fshatrave të Grudës së Re, Mazrekut, Oblikës, Dajçit etj, për t’u dhënë mësim fëmijëve të ngujuar, ka qenë personazhi i revistës Klan, që i ka kushtuar kauzës së saj kopertinën e numrit.
Vrasjet e 21 janarit. Hoxha: i pari ka qëlluar Ndrea Prendi; Mahmutaj: I pari ka qëlluar truproja i Berishës
Shtypi i sotëm i datës 21 janar, siç pritej, kish një fokus të veçantë mbi ngjarjen e tre viteve më parë, kur në bulevard u vranë nga forcat e sigurisë e nga gardistët katër protestues të opozitës. Por binin në sy dy dëshmi. Njëra e gazetarit Artan Hoxha, që do të mbahet mend si gazetari i parë që zbuloi nëpërmjet pamjeve filmike se autorët ishin gardistët. Tjetra ish e gazetarit Fatos Mahmutaj, që u plagos në atë protestë, dhe qysh prej asaj kohe është në Belgjikë, ku i është dhënë azil politik. Të dy dëshmojnë mbi atë që ka dhënë urdhërin në terren për të qëlluar me armë.
S.B. shkruan në fb për 21 janarin: Ngjarja më e rëndë e shtetit këto 80 vjet
Në 80 vitet e fundit, pra nga viti 1934 e deri më sot, 21 janari 2011 është ngjarja më e rëndë në historinë shtetit shqiptar. E thotë këtë ish kryeministri Sali Berisha, i akuzuari “i luksit” për shkaktimin e katër viktimave të protestës së kësaj date, nga vetë familjarët e të ndjerëve.