Brezi më produktiv, mosha deri 29 vjeçe ka gati 27% papunësi, thotë Instat

Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se në tremujorin e tretë të 2013-ës, niveli i papunësisë në vend arriti në 16.9 për qind. Ndërsa shkalla e papunësisë afatgjatë, që nënkupton njerëzit që kanë vite pa punë vlerësohet në 12 %. Kundrejt tremujorit të mëparshëm, niveli i papunësisë është rritur me 1.1 %. INSTAT-i konstaton se në të gjithë vendin janë rreth 190 mijë persona të papunë. Shkalla e papunësisë vlerësohet të jetë më e lartë për meshkujt sesa për femrat, përkatësisht 19,3 % dhe 13,7 %. Ndërkaq problematike situata paraqitet tek të rinjtë. Për moshat nga 15 deri ne 29 vjeç shkalla e papunësisë vlerësohet ne 26,9 %, ndërsa për popullsinë nga 30-64 vjeç është 14 %.
Instituti i Statistikave konstaton se shumica e të papunëve ose mbi 88 % e tyre u drejtohen të afërmve apo miqve dhe shokëve për të gjetur një punë. Kjo metodë e kërkimit për punë është e kombinuar dhe me aplikimin direkt tek një punëdhënës, si dhe me gjetjen e vendeve të lira të punës nëpërmjet shtypit.
a.k
Add new comment