Arkiv-Lajme

Përballje e fortë publike e Selisë së Shenjtë në Vatikan me akuza për abuzime të priftërinjve me fëmijët

Postuar në 18 Janar, 2014 13:21

Për herë të parë Selia e Shenjtë përballet  kaq fort publikisht dhe vihet në pozitë tepër të vështirë me akuzat për abuzime seksuale nga ana e priftërinve të rangjeve të ndryshme. Zyrtarë të Kishës, në seancën e Gjenevës, u përballën me një breshëri pyetjesh të vështira, duke nisur nga ajo se pse i fshehin të dhënat, e deri tek ajo se çfarë po bënin për të shmangur abuzime në të ardhmen.

Shënim mbi lajmin e fundit: Mos!...në ekran një Laura tjetër!...

Postuar në 18 Janar, 2014 13:00

Para pak minutash doli në konferencë për shtyp zëvendësministrja e Brendëshme, Elona Gjebrea, për t’iu kundërvënë akuzave që vijnë nga PD-ja, se Ministria e Brendshme manipulon shifrat dhe fsheh krimet. Në atë moment nuk isha përballë televizorit, por nga një aneks i shtëpisë dëgjoja vetëm zërin. Mu duk krejt si i Laura Vorbsit, por më ngatërronte sensi i kundërt dhe optimist i ligjëratës. Kur dal, ç’të shoh? Shoh një grua, domosdo simpatke, të cilën titrat e televizorit e prezantonin si zëvendësministren e Brendëshme të Republikës së Shqipërisë. Menjëherë fshiva sytë.

Imami i Prishtinës: Zoti po më shtyn të kandidoj për president të Kosovës

Postuar në 18 Janar, 2014 12:51

Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, ka thënë se kur gjithkush po bëhet në Kosovë president e ministër, pse të mos jetë edhe ai kandidat.  Agjencia "Presheva Jonë" citon Krasniqin të ketë thënë se ai ka njerëz që e ndjekin në një iniciativë të tillë.    "Nëse ata e mbushin nga një autobus, jam i bindur se unë e mbush një tren me njerëzit e mi, jo vetëm shqiptarë, por edhe nga komunitete tjera nacionale e fetare në vendin tonë.

Zbulohen fuçi dhe shishe me helme e kimikate të groposura në Finiq

Postuar në 18 Janar, 2014 12:38

Plot 50 fuçi me helme dhe kimikate janë zbuluar në nëntokën e Sarandës. Lajmi bëhet i ditur nga Balkanëeb, sipas të cilit ka qenë rrjeti ekologjik ECIM i cili ka arritur të zbulojë helmet në fjalë të groposuar në Finiq. 
 Ambientalisti Xhemal Mato, që drejton ECIM, deklaron se fillimisht u zbuluan 4 fuçitë e para me përmbajtje lënde toksike. Njoftimi në fjalë u raportua edhe tek organizata AIMMI, partenre e lëvizjes ekologjike shqiptare, e cila ka kryer ditën e djeshme me një mjet të rëndë tip "skrep" gërrmime në Finiq.

“Stop devijimit të Radikës”! Shqiptarët, letër OKB-së e qeverisë së SHBA: Të mos lejohet devijimi i lumit

Postuar në 18 Janar, 2014 11:23

Megjithëse qeveria shqiptare ka premtuar  se do ta kapërcejë problemin, shoqëria civile dhe qytetarët e Dibrës dhe Tiranës janë të vendosur duke përdorur të gjitha mjetet demokratike se nuk do të lejojnë devijimin e lumit Radika për ndërtimin e hidrocentralit të Lukovës, pasi kjo është në dëm të banorëve të këtej kufirit. Thirrjet për protestë dhe ftesat për pjesëmarrje po bëhen publike, përmes rrjeteve sociale, ndërsa ato do të mbështeten edhe nga pushteti lokal i komunës Dibër, por dhe Bashkia e Peshkopisë.

Bota në 10 vjetët e ardhshëm, më e diferencuar ekonomikisht, më e varfër, më problematike

Postuar në 18 Janar, 2014 08:38

Forumi Botëror Ekonomik, i bazuar në një raport të përpiluar me ndihmën e 700 ekspertëve më të mirë nga shumë vende, shpreh shqetësim lidhur me hendekun kronik mes të ardhurave të njerëzve të pasur dhe atyre të varfër. Kjo gjë pritet të shkaktojë dëmtime serioze në dekadat e ardhshme, thuhet në këtë raport.  Rritja e pabarazisë është risku më i madh me të cilin bota do të përballet në 10 vitet e ardhshme. Hendeku mes të pasurve dhe të varfërve ka bërë që të zvogëlohet klasa e mesme. Pas kësaj, kërcënimi më i madh janë përmbytjet dhe thatësira.

Shënim: Fjalimet kryeministrore të stërgjatura, të përditshme, vazhdojnë -- si në kohën e Berishës…

Postuar në 18 Janar, 2014 06:48

Gjatë 8 vjetëve të shkuara, pothuaj nuk kishte asnjë ditë që televizionet informative të mos trasmetonin drejtpërdrejt një fjalim të stërgjatur të Kryeministrit Berisha, të mbajtur në ndonjë tryezë të rrumbullkaët ose takim me X apo Y grup/institucion. Kjo traditë po vazhdohet edhe nga Kryeministri Rama, i cili sot, për shembull, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e administratës tatimore.

Rudina Xhunga me një libër me rrëfime për shkrimtarët e shekullit, takimet me ta dhe bisedat pas kameras

Postuar në 18 Janar, 2014 06:35

Rudina Xhunga, gazetarja e mirënjohur e emisionit “Shqip”  në Top Chanel  ka vendosur “t’i nxjerrë jashtë studios” së emisionit shkrimtarët që ajo ka patur fatin t’i intervistojë për t’i bërë bashkë në një libër të titulluar “Shkrimtarët e Shekullit. 31 intervista në bibliotekën e botës”, me parathënie të Edi Ramës. Në një intervistë të dhënë për Mapo, Xhunga sqaron pse parathënien e ka shkruar Edi Rama (dhe jo Kryeministri Rama) dhe pse ajo nuk ka shkruar për shkrimtarët dhe jo politikanët?  

Sistemi shëndetësor në Shqipëri, në një rreth vicioz korrupsioni, ministri Beqja akoma me “duhet…”

Postuar në 18 Janar, 2014 05:57

Sistemi shëndetësor në Shqipëri ka ngecur në një rreth vicioz korrupsioni dhe shërbimi të dobët. Mungesa e standardeve të duhura të shërbimit, të infrastrukturës dhe gatishmërisë, i detyron qytetarët ta mbështesin këtë sistem duke përdorur ryshfete dhe zgjidhje informale të problemeve të tyre. Ky është imazhi që spitalet publike kanë në sytë e qytetarëve sot.

“Polic koti” do të thoshte një fëmijë kur të mësonte se në konkursin për gradë nga 1000 policë fitojnë vetëm 19!...

Postuar në 18 Janar, 2014 05:15

Rezultatet më skandaloze në historinë e policisë janë arritur gjatë testimit të fundit, i cili vazhdon të zhvillohet në ambientet e Akademisë së Rendit për të fituar gradën “Kryeinspektor”, shkruan sot gazeta Shqip. Nga një mijë efektivë policie, të cilët mbajnë gradën “Inspektor” dhe kërkojnë të ngjiten një gradë më lart, vetëm 19 prej tyre kanë mundur të arrijnë dyshemenë e pikëve për të kaluar në procedurat e tjera.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme