Rudina Xhunga me një libër me rrëfime për shkrimtarët e shekullit, takimet me ta dhe bisedat pas kameras

Rudina Xhunga, gazetarja e mirënjohur e emisionit “Shqip” në Top Chanel ka vendosur “t’i nxjerrë jashtë studios” së emisionit shkrimtarët që ajo ka patur fatin t’i intervistojë për t’i bërë bashkë në një libër të titulluar “Shkrimtarët e Shekullit. 31 intervista në bibliotekën e botës”, me parathënie të Edi Ramës. Në një intervistë të dhënë për Mapo, Xhunga sqaron pse parathënien e ka shkruar Edi Rama (dhe jo Kryeministri Rama) dhe pse ajo nuk ka shkruar për shkrimtarët dhe jo politikanët?
Sepse shkrimtar është shumë më tepër. Shkrimtar është më shumë se shumë. Politikanët janë të vdekshëm, shkrimtarët janë të pavdekshëm. Shkrimtarët flasin dhe të ndryshojnë jetën. Unë jam e sigurt se atyre që do të lexojnë këtë libër do t’u ndryshohet, në mos jeta, të paktën, dita. Në mos dita, të paktën ora. Të tilla intervista të ndryshojnë, të bëjnë të kesh ëndrra, të bëjnë të kesh guxim. Unë hyj tek njerëzit që vazhdoj të besoj te libri, te shkrimtarët. Intervistat e këtyre shkrimtarëve janë të mrekullueshme. Ata e ndryshuan jetën time, ka thënë Xhunga.
Pë poshtë po japin listëne 31 shkrimtarëve të shekullit të intervistuar nga Rudina Xhunga:
1. Amos Oz (2008) – Miza dhe astronauti
2. David Grossman (2012) – fama dhe fataliteti
3. Orhan Pamuk (2008) – Nobeli dhe babai
4. Orhan Pamuk (2012) – Muzeu dhe pafajësia
5. Doris Lessing (2009) – Feminizmi dhe lavatriçja
6. Jonathan Franzen (2012) – Zogjtë dhe twitter
7. Salman Rushdie (2012) – Vargjet dhe fatwa
8. Roberto Saviano (2008) – Mafia dhe vetmia
9. Roberto Saviano (2011) – Stabiliteti dhe rilindja
10. Misha Glenny (2009) – Ballkani dhe krimi
11. Anthony Giddens (2013) – Globalizmi dhe laburistët
12. Noel Malcolm (2007) – Historia dhe mitet
13. David Smiley (2008) – Spiunazh dhe tradhti
14. Arthur Japin (2009) – Casanova dhe dashuria e parë
15. Atiq Rahimi (2010) – Fjala dhe vdekja
16. Patrick Poivre d’Arvor (2013) – Televizioni dhe librat
17. Nathalie Clayer (2011) – Ismail Qemali dhe Esad Pasha
18. Robert Elsie (2012) – Shqipëria dhe Kosova
19. Dominique Fernandez (2008) – Letërsia dhe betejat morale
20. Alberto Bevilacqua (2008) – Misteret dhe Parma
21. Alessandro Leogrande (2012) – Titaniku dhe të varfrit
22. Niccolò Ammaniti (2012) – Lulja dhe tregimi
23. Beppe Severgnini (2010) – E majta dhe macet
24. Daria Bignardi (2010) – E bukura dhe bisha
25. Alfonso Signorini (2010) – Callas dhe Chanel
26. Fabio Volo (2009) – Një burrë dhe një grua
27. Paolo Giordano (2009) – Fizika dhe Strega
28. Hamid Peseshkian (2010) – Psikovampiri dhe psikoterapia
29. Jordi Puntí (2013) – Katalunja dhe Valixhet e humbura
30. Jaume Cabre (2010) – Mali dhe qyteti
31. Javier Cercas (2013) – Gratë dhe depression
Intervista e plotë në linkun: http://mapo.al/2014/01/18/rudina-xhunga-nje-rrefim-per-shkrimtaret-e-shekullit-takimet-ta-dhe-dhe-bisedat-pas-kameras/
Zh.
Add new comment