Arkiv-Lajme
Edhe pse kanë kaluar 5 vjet nga inaugurimi i autostradës Kukës-Morinë, 7 ura janë ende pa përfunduar
Rruga e Kombit që vite më parë u konsiderua si investimi më madhështor dhe u përurua me propagandë të madhe dhe urgjencë para zgjedhjeve të 2009-s, realisht nuk ka përfunduar ende. Sipas projektit, shtatë ura në autostradën Kukës-Morinë duhej të bëheshin me katër kalime, por kanë ngelur me dy kalime, ndërkohë që blloqet e betonit të vëna në hyrje të tyre pengojnë automjetet që të mos bien në gremina.
Kathimerini: Mbledhja e Prizrenit dhe shqiptarët që besojnë se çështja e tyre kombëtare është e pazgjidhur
“Kathimerini”, një e përditshme e vjetër konservatore në Greqi, me firmën e një gazetari të saj, Stavros Tzimas-it, që është dhe njohës i çështjeve të Ballkanit, shpreh shqetësimin e vet lidhur me mbledhjen e dy qeverive shqiptare në Prizren para disa ditësh. Gazetari kapet pas simbolikës së vendit të mbledhjes, dhe thotë se “sot, 136 vjet më vonë qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës takohen qytet historik për Shqipërinë, Kosovën e rajonin, [në Prizren ku shqiptarët shpallën autonominë prej turqve]”.
Zef Brozi: Kush ia garanton sot statusin e mosndëshkimit Sali Berishës?
Ish kreu i Gjykatës së Lartë, Zef Brozi, shumë aktiv me opinionet e veta nga SHBA-të, në një intervistë për shqiptaren.com i mbahet idesë se “mosndëshkimi i krimit dhe korrupsionit ishte arsyeja e shtyrjes se afatit të dhënies së statusit në Dhjetor, e për më tepër, nëse kjo situatë nuk ndryshon, Shqipëria mund të mos e marrë statusin dhe në Qershor”. Dhe më poshtë shtron pyetjen: “Si është e mundur që Sali Berisha ka më se 20 vjet që kryen krime monstruoze, si në pozitë, edhe në opozitë, dhe nuk është marrë ndonjëherë në përgjegjësi penale?
Flama e diplomave dhe e titujve të “profesorëve”
Në Prishtinë disa të diplomuar te Kristali ngrihen në protestë para Ministrisë së Arsimit në mënyrë që t’u njihen diplomat e marra në këtë universitet “të famshëm”. Po atë ditë doli lajmi, që u raportua në disa gazeta, se janë disa mijra pedagogët e bërë ‘profesorë me gradë’ në Shqipëri. Ndërsa dje, tema e profesorëve është zhvendosur me bujë në Fakultetin e Mjekësisë, ku pritej të jepeshin tituj të tjerë të “profesorit”. Dekanati i këtij Fakulteti ka thirrur një mbledhje të Këshillit të Profesorëve me temë: shpërndarjen e disa titujve të rinj.
Veteranët e UÇK-së në protestë. Pas 14 vjetësh, ende s’ka një ligj për njohjen dhe trajtimin e vlerave të kësaj kategorie
Të organizuar nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të ish-luftëtarëve, veteranët e luftës kanë protestuar sot para ndërtesës së qeverisë dhe asaj të Parlamentit në Prishtinë. Ata kërkuan që së shpejti të miratohet ligji për vlerat e luftës, ku të gjitha kategoritë e dala nga lufta do të merrnin përfitimet që parashikohen në ligj.
Panik në Itali mbi armët kimike të Sirisë
Rreth 60 kontenierë me armë kimike siriane do të transferohen nga anije në anije në Gioia Tauro në Italisë së Jugut. Edhe pas sqarimit se asnjë anije nuk do të shkarkohet në breg, por do të ngarkohet përsëri në anijet amerikane, banorët nuk janë qetësuar. Rezidentët dhe zyrtarët në Gioia Tauro u inatosën kur u informuan për operacionin. Kryetari i bashkisë së Gioia Tauro, Renato Bellofiore, ka thënë se ky është një lajm i keq që më parë e ka mësuar nga mediat. "Është shumë negativ fakti që populli dhe institucionet nuk u informuan më parë. Unë nuk dija asgjë.
TAP aplikon për marrjen e lejes për nisjen e punimeve
Zyra e shtypit e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë bëri ëtë ditur se “në respektim të procedurave në fuqi, në këtë mbledhje nga ana e ekspertëve të kompanisë TAP AG u prezantuan materialet që lidhen me fazat e ndryshme ndërtimore të projektit TAP, për të cilat do të jepet Leja Zhvillimore Komplekse si dhe u bënë pyetje dhe diskutime nga anëtarë të komisionit për të cilat u dhanë sqarimet dhe informacionet përkatëse prej përfaqësuesve të kompanisë TAP AG”.
Përpjekje e mediave greke për të deshifruar gjuhën eufemike të Presidentit Karolios Papulias në një deklaratë të djeshme
Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias, me deklaratat që ka bërë ditën e djeshme ka ngjallur diskutime në media. Gjatë prerjes së tortës në Pallatin Presidencial Papulias tha se, ky është viti i fundit si president. “Ky është viti im i fundit dhe dua t’ju falënderoj përzemërsisht për bashkëpunimin tuaj. Gjithmonë do të kujtoj mendimet që ju keni krijuar për mua". Ishte kjo deklaratë e tij, që i la shkas dhe gazetarëve të aludojnë se çfarë donte të shprehte realisht presidenti.
Egjipt, Kushtetuta e re (gjenerali Abdel Fatah al-Sisi) merr më shumë se 95 % të votave
Në Egjipt ka mbaruar numërimi i votave për Referendumin mbi Kushtetutën e re egjiptiane. Ata që e kanë votuar pro ndryshimeve të Kushtetutës e kanë kaluar 95 përqindshin. Ndërkohë që pjesëmarrja në votime, ka qenë 50%, e popullsisë që do të thotë më shumë se 22 milionë zgjedhës. Kjo gjë konfirmohet nga burime të komisionit qëndror zgjedhor në Kairo. Ndërkohë që një deklaratë zyrtare, pritet të jepet brenda 24 orëve.
Bëhet fjalë për një fitore të madhe për gjeneralin Abdel Fatah al-Sisi, zëvendës kryeministër, minister i Mbrojtjes dhe kreu i forcave të armatosura egjiptiane.
Vitin që kaloi 1.800 shqiptarë kërkuan mbrojtje ndërkombëtare, si zgjedhje, Suedia, por askush nuk i studion këto shifra
Raporti i fundit i Frontex tregon se 719 shtetas shqiptarë kanë kërkuar mbrojtje ndërkombëtare në Suedi, 610 në Gjermani, 311 në Belgjikë, 77 në Zvicër dhe 52 shqiptarë kanë kërkuar strehë në Luksemburg. Raporti më i fundit i Varshavës daton më 16 tetor 2013 dhe merr në shqyrtim periudhën nga 2 në 29 shtator, duke krahasuar të dhënat e 9 muajve të parë të vitit të kaluar. Dokumenti iu paraqit Këshillit të BE-së në dhjetor nga Komisioni.