Përpjekje e mediave greke për të deshifruar gjuhën eufemike të Presidentit Karolios Papulias në një deklaratë të djeshme

Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias, me deklaratat që ka bërë ditën e djeshme ka ngjallur diskutime në media. Gjatë prerjes së tortës në Pallatin Presidencial Papulias tha se, ky është viti i fundit si president. “Ky është viti im i fundit dhe dua t’ju falënderoj përzemërsisht për bashkëpunimin tuaj. Gjithmonë do të kujtoj mendimet që ju keni krijuar për mua". Ishte kjo deklaratë e tij, që i la shkas dhe gazetarëve të aludojnë se çfarë donte të shprehte realisht presidenti.
Ishte e dyshimtë nëse Papulias mendonte të tërhiqej nga politika, pasi mandati tij si president skadon në mars të vitit 2015. Pas konfuzionit të krijuar, ai u afrua te gazetarët për të sqaruar deklaratën e tij. Presidenti u tha atyre se, në mars të 2015 do të jetë në pozicionin ku është. Por, gazetarët i thanë se deklarata e tij i lë të gjitha çështjet e hapura. Pas kësaj, Papulias iu përgjigj gazetarëve: "Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë. Të vdekshëm jemi, ku i dihet. Vitin tjetër, bukëpjekësi mund mos të ketë as dru për të pjekur bukën".
Karolos Papulias gjatë fjalës së tij tha gjithashtu se shpresonte që vendi të dilte sa më shpejt nga kriza. "Shpresoj që të mos ketë turbullirë, sepse ne duam paqe dhe të përpiqemi të kapërcejmë krizën", deklaroi presidenti.
Zh.
Add new comment