Vitin që kaloi 1.800 shqiptarë kërkuan mbrojtje ndërkombëtare, si zgjedhje, Suedia, por askush nuk i studion këto shifra

Postuar në 17 Janar, 2014 08:30

Raporti i fundit i Frontex tregon se 719 shtetas shqiptarë kanë kërkuar mbrojtje ndërkombëtare në Suedi, 610 në Gjermani, 311 në Belgjikë, 77 në Zvicër dhe 52 shqiptarë kanë kërkuar strehë në Luksemburg. Raporti më i fundit i Varshavës daton më 16 tetor 2013 dhe merr në shqyrtim periudhën nga 2 në 29 shtator, duke krahasuar të dhënat e 9 muajve të parë të vitit të kaluar. Dokumenti iu paraqit Këshillit të BE-së në dhjetor nga Komisioni. Gjithësej numërohen 16.940 azilantë nga Ballkani gjatë 9 muajve të parë të 2013, shifër kjo pothuajse e ngjashme me vitin paraardhës, por Gjermania është marrë me 70% të kërkesave. Krahasuar me 2012 vlerësohet një rritje prej 80% të rasteve për Gjermaninë dhe Suedinë. Danimarka, Britania e Madhe dhe Holanda patën gjithashtu ndikime prej azilkërkuesve nga Ballkani, sipas raportit të siguruar nga TCH.

Vetëm nga Shqipëria 1.800 shqiptarë në një vit kërkuan mbrojtje ndërkombëtare! Një shifër që të bën të medosh, të ndash simulantët nga të vërtetët. Shqiptarët kanë synuar këtë vit Suedinë si zgjedhje të preferuar destinacioni (45%), por askush nuk i analizon këto shifra!

Zh.

Comments

Submitted by anonim (not verified) on

<p>Eshte edhe nje qytetar nga Durresi qe ka kerkuar nenshtetesine serbe ,pasi me aktin normativ te Sali shpellorit e nxorren nga shtepia per tja kthyer shtepine gruas se Nishanit.Ai &nbsp;tashme fle ne shkallet e pallateve.</p><p>Nuk me duket simulant ky qytetar vecse nje person i abandonuar &nbsp;dhe i zhgenjyr nga shteti i vet.</p>

Submitted by Samir (not verified) on

Sigurisht qe ka qytetare qe genjejne, por Shqiperia eshte nje vend problematik, ku drejtat themelore te qytetareve jane shkelur dhe vazhdojne te shkelen rregullisht dhe pa ndershkim pikerisht nga ata qe hiqen se duan Shqiperine pjese te Europes se Bashkuar.

Ne se duam te perparojme, duhet te pushojme se shtiruri dhe se genjyeri. Te mesojme te jemi te sinqerte, e atehere do te shohim perse nje dymbedhjetevjecar qe nuk mbrohet nga shteti viktimizohet ne Suedi nga gjakesit ne atdhe. E perkthyer ndryshe nuk ka shtet qe respekton qtetaret, andaj ata marrin rruget e kerkojne strehe diku tjeter.

Edhe keta te sotmit njelloj si ata te djeshmit. Fatkeqesisht!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.