TAP aplikon për marrjen e lejes për nisjen e punimeve

Zyra e shtypit e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë bëri ëtë ditur se “në respektim të procedurave në fuqi, në këtë mbledhje nga ana e ekspertëve të kompanisë TAP AG u prezantuan materialet që lidhen me fazat e ndryshme ndërtimore të projektit TAP, për të cilat do të jepet Leja Zhvillimore Komplekse si dhe u bënë pyetje dhe diskutime nga anëtarë të komisionit për të cilat u dhanë sqarimet dhe informacionet përkatëse prej përfaqësuesve të kompanisë TAP AG”.
Përfaqësuesit e shoqërisë TAP, prezantuan faktin se janë marrë parasysh vështirësitë që mund të lindin nga terreni, apo problemet e infrastrukturës, ndërkohë që dhe gjatë prezantimit të materialit u evidentua parashikimi për ndërtimin e rrugë /ura te reja, apo dhe rikonstruksioni i atyre ekzistuese.
Mbetet tanimë që të procedohet më tej me përgatitjen e praktikave dhe të dokumentacionit të nevojshëm nga ana e strukturave të MEI, për përcjelljen për shqyrtim dhe miratim në Këshillin Kombëtar të Territorit (KKT), të aplikimit të kompanisë TAP AG për marrje Leje Zhvillimore Komplekse për punimet ndërtimore për Projektin e gazsjellësit TAP.
Zh.
Add new comment