Arkiv-Lajme
Fonde për kompanitë që punësojnë më shumë. Vlerësimi me konkurs dhe në bazë të korrektesës së pagesës së sigurimeve shoqërore
Qeveria shqiptare ka ndërmend të provojë një politikë ndryshe në raport me nxitjen e punësimit. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj ka deklaruar sot se kompanitë që do punësojnë sa më shumë njerëz do të përfitojnë subvencione nga fondet publike. Kriter pra është punësimi, por në çdo rast praktika e konkursit do të jetë mënyrë për të vlerësuar secilin subjekt. “Duam të bëjmë një proces transparent ku fondet që do të përdoren, njerëzit konkurojnë në një garë të ndershme. Kriteri kryesor do të jetë punësimi.
Spitalet tona që punojnë “si në rrethana lufte”
“Dhjetëra pacientë, familjarë, hallexhinj, lejonin me vështirësi kalimin e mjekëve, personelit apo cilitdo tjetër. Doktoresha që po na shoqëronte të shihnim dhomën modeste të marrjes së kimioterapive u tërhoq disa herë nga përparësja, familjarë kërkonin të dinin për të sëmurët e tyre, ashtu kalimthi, në sy të të gjithëve. Kërkonin një fjalë nga mjekja në kushte të jashtëzakonshme dyndjeje. Aty në mes të korridorit pashë dhe onkologen e re, Brunilda Haxhiun; e përshëndeta shpejt, duke folur kalimthi ndërsa rryma e njerëzve në korridor më çoi mua në një drejtim dhe Brunildën në anën tjetër.
Memorial për katër të vrarët e 21 janarit
Katër pllaka metalike të mbivendosura në vendin ku u vranë katër protestuesit e 21 janarit do të jenë shenjat që do t’u kujtojnë të gjithë qytetarëve ngjarjen e rëndë të para 3 viteve. Në këto pllaka nuk do të ketë mbishkrime, por mesa duket diferenca fizike e tyre me pllakat e gurit do të mjaftojnë si memoriale. Kryeministri Edi Rama ka qenë prezent vetë në vendet ku janë vrarë katër protestuesit, Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda për të parë vendosjen e pllakave. Problemi kryesor që qarkon këtë ngjarje është vendosja e drejtësisë.
s.z
Nishani: “Jam pro reformës në drejtësi, por kundër përpjekjeve për kontroll politik”
Presidenti i Republikës ka folur sot lidhur me nevojën e reformimit të sistemit të drejtësisë. Deklarimin e tij për këtë çështje, Presidenti Bujar Nishani e ka bërë gjatë konferencës për shtyp me Presidentin bullgar që viziton vendin tonë. Kreu i shtetit është shprehur në parim pro reformimit, por ka shtuar se kjo mbështetje kushtëzohet me ruajtjen e parimeve kushtetuese të pavarësisë së institucioneve.
Komisioneri i KiE: “Autorët e ngjarjeve të 21 janarit të sillen para drejtësisë”
21 janari po afron dhe duket se politika është e detyruar të mos heshtë mbi këtë ngjarje. Një ditë më parë ishte ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja ai që e hapi këtë temë, por sot një zë tjetër është shprehur nga KiE. Nils Muižnieks, komisioneri për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës ka deklaruar sot se korrupsioni në drejtësinë shqiptare është problematik. Sipas tij duhen shmangur ndërhyrjet e politikës në proceset gjyqësore dhe një shembull i mirë për këtë do të ishte hetimi dhe drejtësia për 21 janarin.
Numri i njësive vendore ulet në 60; Minxhozi: reforma administrative është e nevojshme
Në një shkrim mbi reformën administrative që pritet të diskutohet në parlament, Skënder Minxhozi vihet në mbështetje të kësaj refome. Dhe këtë e bazon në disa të dhëna interesante: “Sot për sot në Shqipëri ka 385 njësi të qeverisjes locale, dhe me reformën administrative që synohet të bëhet ky numër do të reduktohet në rreth 60….
Probleme në fushatën e Bashës në bazë. “Shqiptarja.com”: “Festa e PD-së braktiset nga militantët në Berat”
“Shqiptarja.com” shkruan sot për turin e kryetarit të Partisë Demokratike në Berat. Sipas gazetarit Ervin Koçi në takim merrnin pjesë shumë pak anëtarë, aq sa mund të flitet për një lloj bojkoti të demokratëve ndaj kryetarit të ri.
SHBA, 34 oficerë përgjegjës për lëshimin e raketave bërthamore, kanë mashtruar në testet e pranimit
Skemat e mashtrimit nga SHBA-ja duket se janë shumuar së fundmi. Pak ditë më parë u njoftua abuzimi me fondet e invaliditetit nga persona që pretendonin se ishin dëmtuar nga 11 shtatori. Dhe dëmi llogaritje në 400 milionë dollarë. Kësaj radhe BBC-ja njofton se bëhet fjalë për mashtrues të një tjetër lloji: oficerë të ushtrisë amerikane të cilët kanë mashtruar në testet e aftësisë. E rëndësishmja këtu është se këta oficerë ishin përgjegjës për lëshimin e raketave bërthamore dhe kjo ngre pikëpyetje të mëdha për sistemin në tërësi.
Ambasadori kanadez: “Bankers Petroleum”, pastrim fushave nga ndotjet e vjetra të Albpetrolit”. Një apel edhe për qytetarët që aplikojnë për vizë punësimi
Gazeta “Shqip” ka publikuar sot një intervistë me ambasadorin e Kanadasë në Shqipëri, rezident në Romë, Peter McGovern. Dy janë çështjet me interes publik në këtë dalje të parë të diplomatit kanadez: situata e krijuar në zonën e Patos-Marinës ku investitor për shfrytëzimin e naftës është kompania kanadeze “Bankers-Petroleum” dhe së dyti është e drejta e emigrimit në Kanada e shtetasve shqiptarë.
Ndryshon sërish ligji për financimin e partive politike. Tani më shumë para për partitë e vogla
Parlamenti shqiptar pritet të votojë së shpejti një ndryshim të ligjit për financimin e partive. Propozimi është paraqitur në Kuvend dhe ai synon rishpërndarjen e lekëve duke i dhënë më shumë fonde partive të vogla, të cilat nuk kanë përfaqësim parlamentar, por gjithsesi kanë marrë një përqindje të caktuar votash. “Nisma e re ka ardhur si kërkesë nga partitë e vogla, të cilat kanë kërkuar më shumë lehtësi për të përfituar nga Buxheti i Shtetit.