Ndryshon sërish ligji për financimin e partive politike. Tani më shumë para për partitë e vogla

Postuar në 16 Janar, 2014 02:56

Parlamenti shqiptar pritet të votojë së shpejti një ndryshim të ligjit për financimin e partive. Propozimi është paraqitur në Kuvend dhe ai synon rishpërndarjen e lekëve duke i dhënë më shumë fonde partive të vogla, të cilat nuk kanë përfaqësim parlamentar, por gjithsesi kanë marrë një përqindje të caktuar votash. “Nisma e re ka ardhur si kërkesë nga partitë e vogla, të cilat kanë kërkuar më shumë lehtësi për të përfituar nga Buxheti i Shtetit. Nisma e re ligjore nuk pritet që të ketë debate, pasi të gjithë palët kanë dhënë paraprakisht konsensusin e tyre për miratimin e ndryshimit të ligjit “Për partitë Politike”, shkruan gazetari Luis Tanushi në gazetën “Shekulli”.  Ligji parashikon se ndihma financiare e parashikuar në Buxhetin e Shtetit në vitet jozgjedhore, si rregull, nuk mund të jetë më e vogël se ndihma e parashikuar në vitin paraardhës.

Më shumë në: http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=38489&kat=87

s.z

Comments

Submitted by keno kotorri (not verified) on

<p>Turp per Ps-në e cila ne vend qe te ndryshoj Ligjin duke paguar ne perputhje me votate mara ,&nbsp;te gjitha &nbsp;partite qe marrin me shume se 0,7% (sa duhen per nje deputet), duke shmangur laopartite, ben t kunderten.</p><p>Madje ne kete shife duhet te perfshihet dhe qeraja e godines shteterore qe ju jepet atyre.</p><p>KJo mase e re synon neneshtrimin e te voglave nga te medhate.</p>

Submitted by dok. prof miri (not verified) on

<p>pse duhet te financohen partite pse, nuk e kuptoj. asnje lek asnje partie anetaret po te duan ti japin partise cfare te duan dhe sa te duan.kush me thote jane paguar parat e atyre qe nuk fituan.....eshte turp.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.