Numri i njësive vendore ulet në 60; Minxhozi: reforma administrative është e nevojshme

Postuar në 16 Janar, 2014 05:53

Në një shkrim mbi reformën administrative që pritet të diskutohet në parlament, Skënder Minxhozi vihet në mbështetje të kësaj refome. Dhe këtë e bazon në disa të dhëna interesante: “Sot për sot në Shqipëri ka 385 njësi të qeverisjes locale, dhe me reformën administrative që synohet të bëhet ky numër do të reduktohet në rreth 60…. Sot shpenzimet administrative të 385 komunave, bashkive e qarqeve, marrin rreth 37% të fondeve vendore….Studimet e fundit kanë treguar se njësitë vendore me mbi 10 mijë banorë, kanë gjeneruar rreth 2500 lekë të ardhura për frymë, ndërsa njësitë me më pak se 10 mijë banorë, vetëm 700 lekë për frymë. Dhe sot në Shqipëri ka rreth 300 njësi me më pak se 10 mijë banorë. Të njëjtat studime kanë treguar se kur njësitë kanë mbi 20 mijë banorë, të ardhurat për frymë janë edhe më të larta se 2500 lekë.”

Shkrimin e plotë të Minxhozit mund ta gjeni në Shqipin online, në linkun http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/01/16/reforma-administrative-permbysja-e-nevojshme/

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.