SHBA, 34 oficerë përgjegjës për lëshimin e raketave bërthamore, kanë mashtruar në testet e pranimit

Postuar në 16 Janar, 2014 04:23

Skemat e mashtrimit nga SHBA-ja duket se janë shumuar së fundmi. Pak ditë më parë u njoftua abuzimi me fondet e invaliditetit nga persona që pretendonin se ishin dëmtuar nga 11 shtatori. Dhe dëmi llogaritje në 400 milionë dollarë. Kësaj radhe BBC-ja njofton se bëhet fjalë për mashtrues të një tjetër lloji: oficerë të ushtrisë amerikane të cilët kanë mashtruar në testet e aftësisë. E rëndësishmja këtu është se këta oficerë ishin përgjegjës për lëshimin e raketave bërthamore dhe kjo ngre pikëpyetje të mëdha për sistemin në tërësi. Sekretarja e Forcës Ajrore Deborah Lee James deklaroi se “disa oficerë ia dolën, disa të tjerë me sa duket e dinin por nuk bënë asgjë, ose jo aq sa duhet apo të raportonin”. Ajo ka shtuar se siguria bërthamore nuk është vënë në rrezik, por gjithsesi çështja është delikate. Bëhet fjalë për 34 oficerë dhe skandali vjen pak muaj pasi gjenerali Michael Carey u lirua për shkak të sjelljes së keqe në gjendje të dehur.

Më shumë në: http://www.bbc.co.uk/news/world-us-canada-25753040

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.