Arkiv-Lajme
Reforma administrative, e mundshme edhe ndërhyrja në Kushtetutë
Kushtetuta mund të preket edhe njëherë. Kësaj radhe për nevoja të ndarjes së re administrative dhe territoriale. “Albanianscreen” ka marrë një prononcim të ministrit për Pushtetin Vendor, Bledar Çuçi i cili ka bërë të ditur se për realizimin e reformës do të ngrihet një komision parlamentar i posaçëm, ku opozita do të ketë të drejtën e vetos. “Duhet të krijohet paketë e tërë ligjore dhe kjo do bëhet duke krijuar raporte të reja territor-administratë-popullsi, kompetenca, organe të zgjedhura. Nëse ne do i shkojmë shumë thellë reformës mund të ketë ndryshime kushtetuese.
Pritje e veçantë për Kodhelin në Greqi. Ngrihen çështjet e ligjit të luftës dhe delimitimit të ujërave
Vizita e ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli në Greqi mund të cilësohet një sukses të paktën në planin e pritjes dhe atmosferës. Kodhelin e ka pritur jo vetëm homologu i vet Avramopulos, por edhe kryeministri Samaras si dhe Presidenti Karolios Papulias. Në takimin e sotshëm me këtë të fundit janë prekur edhe temat e njohura, si varrezat, delimitimi i ujërave detare, ligji i luftës si dhe toponimet.
Ata që shkojnë në ambasada, por jo për vizë
Gazeta “Dita” ka dalë sot në treg me titullin kryesor: “Qurrokracia”. Mund të merret me mend se është fjala për një lloj modeli, apo zanati mund të themi të politikanëve që dinë vetëm të ‘qahen”, jo vetëm lart e poshtë nëpër konferenca dhe intervista, por edhe në zyrat e ambasadave. Madje, sidomos në ambasada. Dhe në lëmë të kësaj që “Dita” e quan “Qurrokraci”, që i vjen lexuesit përmes një redaksionaleje, sepse si lajm ka kohë që “ka dalë” ky për politikanët tanë, nuk mungojnë profesionistët e vërtetë.
Armët kimike, zbulohet destinacioni i neutralizimit. Do të jetë Italia. Brindizi një nga opsionet e mundshme
Armët kimike të Sirisë duket se do të neutralizohen në Italia. “L’espresso” bën me dije se anijet e nisura nga Latakia janë nisur drejt ujërave italiane, të shoqëruar nga anije ushtarake amerikane, ruse dhe kineze. Destinacioni i neutralizimit mbahet sekret, por “L’espresso” shprehet se realizimi i tij do të bëhet në një anije laborator të ShBA-ve. Po kështu vendi dhe procesi do të bëhen zyrtarisht publike nga ministrja e Jashtme Ema Bonino në datën 16 pas seancës plenare në Parlamentin italian ku do të jetë i pranishëm edhe drejtori i OPAC, që përgjigjet për çarmatimin kimik.
Rama drejt Serbisë në shkurt. Ministri serb Mrkiç paralajmëron se do të ngrihet çështja e pakicës serbe në Shqipëri
Kryeministri shqiptar Edi Rama pritet të vizitojë Serbinë në muajin shkurt. Lajmi i trajtuar nga mediat shqiptare i referohet një interviste të ministrit të Jashtëm serb, Mrkiç për gazetën serbe "Politika". Aty ministri serb ka bërë të njohur faktin se vizita është duke u përgatitur dhe se në kuadër të saj do të trajtohen problemet e marrëdhënieve dypalëshe. Mrkiç ka parlajmëruar se do të flasë për atë që ai e quan pakica serbe nëShqipëri, çka do të kërkojë një përgjgje nga Rama.
Beqaj akuzon dy “doktorët e 21 janarit”: Kanë trukuar qëllimisht të vërtetën
Ministri i Shëndetësisë kërkon të fillojë procedimi dhe gjykimi pranë Komisionit Disiplinor të Urdhërit të Mjekut për dy ish drejtuesit e Spitalit Ushtarak Sami Koçeku dhe Alfred Gega.
Zgjerohet ideja e "bashkimit" diplomatik. Serbia diskuton me Slloveninë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Bosnjen
Bashkëpunimi diplomatik mes Serbisë dhe Maqedonisë, duket se do të përfshijë edhe disa vende të tjera të Ballkanit, ose më mirë të ishJugosllavisë. Media serbe B92 bën me dije se edhe Mali i Zi ka nisur kontaktet me disa vende në rajon, duke u mbështetur për këtë në modelin skandinav. Zyrtarisht bëhet fjalë për çështje të karakterit logjistik si ndarja e hapësirave të përbashkëta të selive diplomatike, por nisma po shihet gjithnjë e më shumë në një kontekst politik.
Polemikë në faqet e Mapos: Rudolf Marku akuzon dhe Ylljet Aliçka i përgjigjet
Rudolf Marku ka shkruar një artikull me titull ‘Procese dhe Salierë’, që është publikuar edhe në respublica.al, marrë nga Mapo, me të cilën autori bashkëpunon prej kohësh. Në një rrëfim që bën në këtë artikull mbi një ngjarje të jetës së vet, ai flet dhe për një ‘gjysmë-shkrimtar, gjysmë-diplomat’ që, sipas tij, ka sabotuar përkthimin e një libri të tij në polonisht. Shumëkush ndoshta nuk ka arritur të marrë mend se kush është ‘i akuzuari’, por është vetë Ylljet Aliçka që na thotë se Marku e ka me të.
Ambasadori grek në Tiranë: “Zgjerimi, politikë kyçe. Ky do të njihet si vit mesdhetar për BE-në”
Ambasadori i Greqisë në Tiranë, Leonidas C.Rokanas bashkë me ambasadorin e BE-së në Tiranë. Ettore Sequi kanë zhvilluar një konferencë për shtyp, ku kanë folur edhe rreth çështjes së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. “Greqia do të ketë shumë sfida dhe zgjerimi është politikë kyçe e BE-së, me të cilën promovohet demokracia dhe stabiliteti në Europë. Ky vit do të njihet si viti mesdhetar, për t’i dhënë një theks të rëndësishëm këtij rajoni, ku është dhe Shqipëria”, tha Rokanas.
M. Nano: Blushi ka të drejtë; mandati i kreut të PS-së duhet rinovuar
Intervista e para disa ditëve e Ben Blushit dhënë Panoramës, në të cilën kish tione kritike ndaj Ramës e maxhorancës, kaloi pa u vënë re, por Mustafa Nano tenton ta risjellë në qendër të vëmendjes; të paktën, kritikën që ka të bëjë me mandatin e kreut të PS-së që, sipas Blushit, është i parinovuar dhe duhet rinovuar sipas parimit statutor të PS-së “një anëtar, një votë”. Nano mendon se Blushi ka të drejtë pasi, në statutin e PS-së përcaktohet se kur mandati i kreut të PS-së ndërpritet, por nuk ka asnjë përcaktim mbi zgjatjen e këtij mandati.