Arkiv-Lajme
Vendimi i FIFA-s, Kosova të luajë, por pa flamur e pa himn, e...megjithatë, një fitore e madhe
Presidenti i FIFA-s, Sep Blatter e ka përshëndetur vendimin që lejon Kosovën të zhvilloje ndeshje miqësore si përfaqësuese. Vendimi i marrë nga Komisioni për Çështje Urgjente në FIFA përfaqëson një nxitje të madhe për zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe konfirmon edhe një herë fuqinë e jashtëzakonshme të sportit tonë për të sjellë njerëzit së bashku , tha presidenti i FIFA-s Blatter .Më herët FIFA vendosi të lejojë zhvillimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare të përfaqësueses A të Kosovës.
Lotaria Kombëtare dhe jackpoti, rrëmujë dhe mungesë transparence
Çfarë po ndodh me lotarinë kombëtare 6 nga 39? Pas polemikave mbi shorteun e datës 22 dhjetor 2013 ku nga 39 gogla, në vazo futen vetëm 38 dhe gjithçka vazhdon normalisht me indiferentizmin e jurisë, kompania deklaroi anullimin e shorteut të kësaj date. Ishte një shorte I shumëpritur pasi qe lajmëruar dhe shpërndarja e jackpotit prej 35 milionë lekë të reja. Por siç njofton shqiptarja.com, shorteu i dytë që kompania deklaroi se u hodh, duke shpallur të tjerë numra fitues, nuk është transmetuar para kamerave duke mos patur as kushtet më minimale të transparencës.
Krahas kanabisit, Lazarati trafikon klandestinë si aktivitet ndihmës?
Lajmi se janë bllokuar tridhjetë e pesë klandestinë sirianë në një operacion të zhvilluar nga Sektori Antitrafik në Drejtorinë e Policisë të qarkut Gjirokastër, këtë paradite shoqërohet me saktësimin se “klandestinët kanë dalë nga Lazarati në një kamion të mbyllur, ndërsa ishin drejtuar për në veri të vendit, me destinacion kufirin në Malin e Zi”. Pas hetimit të Drejtorisë së Posaçme Operacionale, policia e Gjirokastrës ka arrestuar tre organizatorë të këtij trafiku, nga Lazarati dhe Tepelena.
Vidhet 140 mln euro energji në vit. Task Forcë për disiplinimin e situatës alarmante
Mbledhja e grupit Task Force për energjinë në kryeministri, që udhëhiqet nga zv/kryeministri Peleshi, ka nxjerrë në pah një problematikë të rënduar të situatës. Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij theksoi problematikën e trashëguar në sistemin energjetik sidomos në kuadër të humbjeve gjatë shpërndarjes. Taska forca e mbledhur në nivel ndërqeveritar synon përmirësimin e nivelit të arkëtimeve dhe minimizimin e humbjeve në rrjet. Rama deklaroi se gjendja është alarmante, ndërsa humbja e energjisë së blerë ka rezultuar 36.6 % në tetor, 43.3 në nëntor, 55% në dhjetor 2012.
Braçen e shqetëson lirimi i Mziut, sepse dëshmon tërheqjen e gjyqësorit pas presionit politik
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar në fb pas pas ndryshimit të masës së sigurisë për kreun e Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu. Gjykata e Apelit vendosi se për Mziun ishte e mjaftueshme masa e detyrimit me paraqitje dhe jo me burg si deri tani, pas akuzave ndaj tij, ndër të cilat ajo për pabarazi në tendera. Për Braçen, nuk është dhe aq çështja nëse “këta ofiqarë të një sistemi të korruptuar do gjykohen të lirë.
Erdogan kërkon të vërë nën hyqëm gjyqësorin dhe të censurojë internetin, përplasje në Turqi
Siç njofton Dojçe Vele, një projektligj i ri për kontrollin e gjyqësorit dhe planet për censurimin e internetit janë masat e reja që parashikon të ndërmarrë qeveria turke si kundërvënie ndaj zbulimit të skadaleve të korrupsionit. Parlamenti turk filloi diskutimet mbi një projektligj i cili parashikon që Këshilli i Lartë të Drejtësisë (HSYK) duhet t'i japë raport Ministrisë së Drejtësisë, gjë që nga Këshilli konsiderohet si "antikushtetuese".
Ekspertët amerikanë: Alarm, Al-Kaida po forcohet!
Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy vjet e gjysmë pas vdekjes së udhëheqësit të al-Kaidës,Osama bin Laden, ekspertët amerikanë dhe zyrtarët kundër terrorizmit thonë se, organizata e tij mbetet një kërcënim i madh në gjithë Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut. Gazeta Exprress, iu referohet disa shkrimeve të mediave të huaja, të cilat kanë arritur në këtë konkluzion.
Për Blushin, s’na e kanë fajin ekstremistët europianë. “Ne ngatërrojmë VKM-të me reformat”
Në një intervistë për gazetën “Panorama”, deputeti socialist Ben Blushi ka analizuar gjerësisht momentin e marrëdhënies aktuale mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian pas shtyrjes së statusit të vendit kandidat, qeverisjen e majtë si dhe çështjen e zgjedhjeve në PS pasi kryetarit Rama i ka skaduar mandati që në nëntor. Për çështjen e parë, Blushi mendon se nuk ishte faji i ekstremistëve europianë, madje arsyet duhen kërkuar te pesimizmi i europianëve për zgjerimin dhe te fakti që Shqipëria mbetet ende një vend i pareformuar. Blushi me këtë rast bën dhe një panoramë të BE-së së sotme:
Gjykata e Apelit liron Xhelal Mziun
Kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, ka kërkuar sot lirimin e tij nga burgu pranë Gjykatës së Apelit në kryeqytet, kërkesë kjo që është pranuar nga trupi gjykues. Nga sot, masa ndaj Mziu është vendosur të jetë "detyrim paraqitje".
Ai e ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila e ka lënë në arrest me burg që prej datës 23 dhjetor 2013.
Seanca ndaj Xhelal Mziu ka nisur ditën e sotme sërish me mbështetjen e dhjetra simpatizantëvë të cilët kanë mbushur sallën e gjyqit.
Lezhë, grabisin familjet në mesnatë, harrojnë telefonin
Jetonin në të njëjtin kat, nuk i kishin burrat në shtëpi pasi ishin në emigracion, dhe kishin njëfarë gjendjeje ekonomike. Kaq ka mjaftuar që tre familje të një pallati në lagjen “Beslidhja” të qytetit të Lezhës në orët e para të mëngjesit të sotëm në bien pre e dy personave me maska dhe të armatosur, me qëllim grabitjen. Tre familjet banonin në katin e tretë të pallatit, dhe apartamentet i kishin ngjitur me njëri tjetrin. Nga të dhënat e para grabitësit duhet të kenë pasur dijeni që në këto familje nuk ishin burrat, të cilët janë në emigracion.