Vidhet 140 mln euro energji në vit. Task Forcë për disiplinimin e situatës alarmante

Mbledhja e grupit Task Force për energjinë në kryeministri, që udhëhiqet nga zv/kryeministri Peleshi, ka nxjerrë në pah një problematikë të rënduar të situatës. Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij theksoi problematikën e trashëguar në sistemin energjetik sidomos në kuadër të humbjeve gjatë shpërndarjes. Taska forca e mbledhur në nivel ndërqeveritar synon përmirësimin e nivelit të arkëtimeve dhe minimizimin e humbjeve në rrjet. Rama deklaroi se gjendja është alarmante, ndërsa humbja e energjisë së blerë ka rezultuar 36.6 % në tetor, 43.3 në nëntor, 55% në dhjetor 2012. Sipas ministrit Gjiknuri, vjedhja e energjisë shkon në 140 milionë euro në vit, ndaj Task Forca që do të operojë përgjatë gjithë këtij viti, do synojë disiplinimin e këtyre humbjeve, edhe përmes rritjes së ndëshkueshmërisë për abuzuesit.
Bie në sy se shifra e vjedhjes së energjisë që dha Gjinkuri, është e përafërt me totalin e përfitimit që sjell në buxhet operacioni i paketës së re fiskale.
a.k
Comments
Mbajeni mend mire, te

Mbajeni mend mire, te nderuar:

Vetem ne qofte se Edi Rama shkon vete si faturues dhe si polic, edhe atehere nuk do arrije qe te mbledhe leket per energjine. E dini pse? Ua them une: ai nuk i di se si mund te behen shmangiet.

Aio ne fund do te thote se ia arritem, por do ta shihni qe, p.sh. QTU do te paguaje sa nje biznes i vogel; qe nje biznes i madh do te paguaje perseri sa nje familje, etj.

Ore njerez: duhen specialistet ne krye te puneve dhe jo hajdutet apo te paaftet.

E kam votuar gjithnje kete qeveri apo dhe pasardheset e saja te majta me pare.

Add new comment