Refuzohet lirmi i parakohshëm i ish-kreut të shërbimeve sekrete serbe, Jovica Stanishiç

Mekanizmi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale ka refuzuar një kërkesë të ish-shefit të shërbimeve sekrete serbe, Jovica Stanishiç, për lirim të mëhershëm nga burgu.
Ai është dënuar me 15 vjet burg dhe ka kryer 2/3-t e dënimit për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës.
Sipas Mekanizmit ai ishte pjesë e një sipërmarrjeje të përbashkët kriminale, synimi i së cilës ishte të zhvendoste me forcë dhe në mënyrë permanente rezidentët jo serbë nga zona të Kroacisë dhe Bosnje-Hercegovinës.
Në lidhje me kërkesën, Mekanizmi ka vënë në dukje se ndonëse Stanishiç, plotëson kriteret për të kërkuar lirimin e hershëm, kjo nuk justifikon lirimin e tij, sidomos në dritën e gravitetit të krimeve të tij.

Comments
shume pak e ka ate 15 vjet.
shume pak e ka ate 15 vjet. Te pakten 35 duhej te denohes aq sa ti dilte shpirti atje
Add new comment