Refuzohet lirmi i parakohshëm i ish-kreut të shërbimeve sekrete serbe, Jovica Stanishiç

Postuar në 26 Shtator, 2026 10:14

Mekanizmi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale ka refuzuar një kërkesë të ish-shefit të shërbimeve sekrete serbe, Jovica Stanishiç, për lirim të mëhershëm nga burgu.

Ai është dënuar me 15 vjet burg dhe ka kryer 2/3-t e dënimit për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës.

Sipas Mekanizmit ai ishte pjesë e një sipërmarrjeje të përbashkët kriminale, synimi i së cilës ishte të zhvendoste me forcë dhe në mënyrë permanente rezidentët jo serbë nga zona të Kroacisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

Në lidhje me kërkesën, Mekanizmi ka vënë në dukje se ndonëse Stanishiç, plotëson kriteret për të kërkuar lirimin e hershëm, kjo nuk justifikon lirimin e tij, sidomos në dritën e gravitetit të krimeve të tij.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

shume pak e ka ate 15 vjet. Te pakten 35 duhej te denohes aq sa ti dilte shpirti atje

Submitted by Vlora Hyseni (not verified) on

Ky Stanisiçi paska eksperiencë.

Ta marrim të drejtojë SHISH. S’është se kemi ndonjë gjë për ti fshehur vëllait Vuçiç.

Ai i di të gjitha.

Nga patriotja juaj
Vlora

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.