Thirrje që Greqia të zgjeohet me 12 milje në Egje

Postuar në 21 Shtator, 2026 16:51

Në një shkrim të publikuar në gazetën “Kathimerini”, Constantinos Filis, profesor në Kolegjin Amerikan të Greqisë, sjell në vëmendjen nevojën e Athinës që të veprojë në Egje me zgjerimin e ujërave territoriale në 12 milje detare.

Sipas tij, është politikë e Ankarasë që nga viti 1995 që të ruajë një status quo në Egje për ujërat territoriale, duke synua që të mos lejojë që ishujt grekë të fitojnë të drejtë të Zonës Ekskluzive Ekonomike dhe të shelfit kontinental.

Në këtë kuadër sipas Filis ka një numër ishujsh me statusin e “zonës gri” mbi të cilën vihet në diskutim sovraniteti ndaj të cilëve ndërtohet politika e rivendikimit dhe revizionimit të hartës në detin në fjalë.  
Si duhet të veprojë Greqia në këtë kuadër, në mënyrë që të shmanget politika e faktit të kryer sipas profesorit në fjalë, Greqia ka nevojë për një plan përfshirës për zgjerimin me 12 milje në Egje, që duhet shpallur në momentin e duhur dhe në kushtet e unitetit të brendshëm politik.

Comments

Submitted by Andrea (not verified) on

Historia e gjithmonshme pragzgjedhore duket, per me shume e gazetes ne fjale. Dihet fare mire rezultatet e kesaj zhurme, sic e kemi pare edhe here te tjera cdo 4 vjet. Kryeministrit grek Z. Micotaqis i duhet me shume perkrahje dhe nje rruge e e paster, absolutisht e pa gabueshme dhe me rezultate te pozitivisht te qarta ne kete drejtim eshte ajo qe Greqia di te beje me mire se gjithcka. Ngacmo Turqine.
Ne dy anet e Egjeut, dhe me gjere, e dine se nuk ka zyrtar turk i shmanget konfrontimi ne nje rast te tille.

Greqia e di fare mire se nuk ka ndonje shans te zgjeroje ujerat territoriale per fare e jo jo 12 milje qe eshte maksimumi ligjor sipas ligjit te Detit (qe greqia e njej e Turqia jo). Po ashtu e di fare mire qe s'ka per te patur ndonjehere ndonje mundesi per ta derguar kete ceshtje si te vetme ne gjykaten nderkombetare per tu gjykuar ne kuader te Ligjit te Detit. Turqia nuk eshte Kosova, qe te dergoje ceshtjete e veta tia gjykoje dikush tjeter mbi nje ligj qe nuk e njeh per vete.
Mbase nuk eshte akoma e nevojshme, por duke ndjekur praktikat nderkombetare te sotme, Nuk eshte cudi qe Turqia tu vere sanksione gjykatesve qe njohin ligjin e Detit. Fundja Trump qe sanksionoi Gjykaten e krimeve te luftes, (qe akuzoi Netanyahun) nuk ka ndonje ndryshim te madh.

Njesoj eshte edhe me kalimet e avioneve turq qe Greqia thote qe po shkelin hapsiren time ajrore. Turqit kalojne ne pjesen nga 6-12 milje larg bregut. Dy palet nuk bien dakort per kete. Athina e quan te veten, Turqia e quan nderkombetare, pasi ne det ekzistojne vetem 6, jo me shume.

Zhurma e muajit te fundit ne shtypin grek dhe ne ate proqeveritar ne vecanti, ku cdo dite ka 1-2 opinione qe praktikisht nuk thone asgje te re, nuk ka te beje me asgje tjeter pervecse me mbajtjen te tendosur te opinionit publik.

Vete qeveria greke ne vecanti e ushqen kete atmosfere. Greqia ka te gjithe te drejtat e botes te armatoset e te bleje raketa nga cdo shites qe i konvenon me pazarin e vet, pavaresisht nese kjo i pelqen apo jo Turqise. Por qe ti instalosh keto raketa te ishulli grek me 300 banore ku banori me i ri eshte 75 vjec, qe eshte vetem 3 km larg bregut turk, fillon e ngre dyshime te medha per sinqeritetin e frikes ndaj sulmit turk. Aq me shume kur kryeministri ben vizite tre ditore atje duke pare nese i kane shternguar mire vidhat e bazamentit te rraketave.:)

Submitted by Sotiraq Papadhiqi (not verified) on

Shikoni anën pozitive.

Sa më shumë det e tokë merr grrqia nga ne, aq më afër i keni vendet në grrqi për plazh.

A ka mundësi psh të shkosh në Vlorë dhe sa të vësh këmbën ne dët, të jesh në grrqi?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.