Arkiv-Lajme

Alexander A. Arvizu në “Java”: Mos harroni kush ju ka qenë krah 100 vitet e fundit

Postuar në 10 Janar, 2014 13:29

Skender Minxhozi ka botuar në Java-n e kësaj jave një intervistë me ambasadorin amerikan Alexander A. Arvizu, i cili po konsumon ditët e fundit të mandatit të tij diplomatik në Shqipëri.

Kriteret e reja të ndarjes administrative, bashkitë dhe komunat që shkrihen dhe ato që mbeten

Postuar në 10 Janar, 2014 09:48

Shumë komuna dhe bashki rrezikojnë të humbin statusin aktual me ndarjen e re administrative. Gazeta “Shekulli” zbardh draftin e qeverisë me kriteret dhe metodën e ndarjes së re administrative. Rreth 28 do të jetë numri i bashkive me ndarjen e re territoriale që po përgatit qeveria. KLSH-ja sugjeron që bashkitë të riorganizohen me një minimum popullsie prej 15.000 banorësh, ndërsa komunat duhet të kenë një minimum popullsie prej 10.000 banorësh. Rezulton se në Shqipëri aktualisht mund të krijohen 28 bashki.

Fenomenet ekstreme meteorologjike në hemisferën veriore, në Montana të SHBA tempertura arrin në -53°C

Postuar në 10 Janar, 2014 09:13

Njerëzit në Amerikën e Veriut kanë ditë që janë goditur nga një i ftohtë rekord. Brigjet e Evropës Perëndimore po goditen nga stuhi, kurse në Gjermani duket sikur ka ardhur tashmë pranvera. Po ndodh çudia!

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive në Prizren, axhenda e nesërme

Postuar në 10 Janar, 2014 08:02

Axhenda e mbledhjes së përbashket nis me pritjen që në orën 11.00 kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci do t'i beje kryeministrit te Shqiperise ne hotel “Theranda”, e me pas do te nise me takimin e perbashket te dy kabineteve.

Mbledhja pritet te jete e hapur për mediat vetëm kur të mbajnë fjalën dy kryeministrat Hashim Thaçi dhe Edi Rama, ndërsa më pas mbledhja do të vijojë me dyer të mbyllura.

Sarajeva, bust për ”legjendën” e qytetit, lustraxhiun e këpucëve!

Postuar në 10 Janar, 2014 07:47

Rreth dy mijë njerëz kanë firmosur një peticion, ku bëjnë thirrje për ndërtimin e një statuje për Husein Hasani, lustraxhiu i fundit i Sarajevës, i cili punoi për shumë dekada duke u bërë simbol për qytetin. Ata i kërkojnë bashkisë së qytetit të ndërtojë një memorial për lustraxhiun e shumëdashur, i cili vdiq nga një atak kardiak në moshën 82-vjeçare.

Marrëdhënie sekrete dashurie të Presidentit francez Holland me aktoren e njohur Julie Gayet

Postuar në 10 Janar, 2014 06:52

Sot gjithë shtypi dhe agjencitë botërore të lajmeve, duke iu referuar të përjavshmes franceze 'Closer', kanë shkruar dhe botuar foto mbi marrëdhëniet sekrete mes Presidentit francez, 59 –vjeçarit, François Hollande dhe aktores 41-vjeçare Julie Gayet. Lidhja e tyre daton nga fundi i dhjetorit dhe fillimi i janarit. Gjatë takimeve të tij me aktoren Gayet, kreu i shtetit shoqërohet vetëm nga një truprojë e tij, i cili është në dijeni të kësaj lidhje.

Komunitetit Mysliman: Besimtarët shqiptarë po mashtrohen keq me xhihadin në Siri

Postuar në 10 Janar, 2014 06:28

 Për Komunitetin Mysliman të Shqipërisë nuk ka asnjë dyshim se nëse ka shqiptarë që kanë shkuar në Siri, ata janë mashtruar dhe gënjyer. Gazmend Aga, nënkryetar i Komunitetit Mysliman në vendin tonë, në një intervistë për “Shqiptarja.com” thotë se nisma të tilla bien ndesh jo vetëm me ligjet e shtetit, por edhe parimet bazë të fesë. Ai u bën thirrje besimtarëve myslimanë që nëse duan të bëjnë një gjë për këtë vend, atëherë mund ta bëjnë me anë të lutjes, dhe jo të braktisin atdheun dhe familjen e tyre, detyrimet që kanë ndaj fëmijëve, prindërve dhe shoqërisë.

Në disa lokale të Prishtinës vihen tabela që ndalojnë...puthjen!...

Postuar në 10 Janar, 2014 06:01

Tabelave për ndalimin e duhanit në lokalet e Prishtinës, kanë filluar të shfaqen edhe disa tabela të tjera që...ndalojnë puthjen, shkruan gazeta Express, duke e shoqëruar shkrimin edhe me disa foto. Por, pavarësisht se puthja nëpër lokale nuk ndalohet me ligj, ka diçka që është antiligjore dhe po lejohet në shumicën e lokaleve të Prishtinës, shton më tej Express.

Do parë në të ardhmen nëse do të ndodhë me puthjen si me duhanin!...

Zh.

Ligji i i ri i nëpunësit civil: Asnjë emërim në administratë deri më 1 prill

Postuar në 10 Janar, 2014 04:29

Nga 1 janari deri më 1 prill 2014, ditë në të cilën hyn në fuqi ligji i ri i nëpunësit civil, administrata duhet të pezullojë çdo procedurë për plotësimin e një vendi të lirë pune. Akti ligjor i miratuar me konsensus mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste më 30 maj parashikon në një prej neneve të tij që për një periudhë 3-mujore para se të hyjë në fuqi, të mos merret asnjë zyrtar i ri në punë - shkruan sot gazeta Panorama.

Bamir Topi: E majta sot në pushtet me luksin e një mazhorance të cilësuar, por në këto 100 ditë ka humbur kohë

Postuar në 10 Janar, 2014 03:07

Mbrëmë në “Top-Story”, Bamir Topi, kryetar i FRD i ka bërë një analizë të hollësishme gjendjes aktuale të së djathtës shqiptare, e cila, sipas tij, sot është në momentin më të vështirë të ekzistencës së saj.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të moderatorit dhe të analistëve të tjerë në studio, Topi ka folur edhe për qeverisjen e së majtës:

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme