Marrëdhënie sekrete dashurie të Presidentit francez Holland me aktoren e njohur Julie Gayet

Sot gjithë shtypi dhe agjencitë botërore të lajmeve, duke iu referuar të përjavshmes franceze 'Closer', kanë shkruar dhe botuar foto mbi marrëdhëniet sekrete mes Presidentit francez, 59 –vjeçarit, François Hollande dhe aktores 41-vjeçare Julie Gayet. Lidhja e tyre daton nga fundi i dhjetorit dhe fillimi i janarit. Gjatë takimeve të tij me aktoren Gayet, kreu i shtetit shoqërohet vetëm nga një truprojë e tij, i cili është në dijeni të kësaj lidhje.
Zyrtarisht, Presidenti francez është divorcuar nga ish gruaja e tij, ish-kandidatja socialiste Segolene Royal, me të cilën ka 4 fëmijë.
Aktualisht, ai është i fejuar me gazetaren Valerie Trierweiler që jeton me të, edhe pse aktualisht janë parë të bëjnë jetë të ndara.
Nga ana e tij Presidenti francez Fransua Hollande po mendon të hedhë në gjyq revistën. Hollande tha për AFP se shkrimi ishte një shkelje e privatësisë.
Zh.
Add new comment