U vjen radha shkollave

Në Sarandë ka disa ditë që qytetarë të ndryshëm, ish-mësues, po protestojnë për një projekt të bashkisë për ndërtimin e një parkimi në sipërfaqen e gjimnazit “Hasan Tahsini”. Prononcimi më poshtë i takon një ish-mësueseje të gjimnazit, që thekson se vendimi është marrë në mënyrë jo transparente. Meqë jemi këtu:
Si quhet kryetari i Bashkisë së Sarandës, për të cilin kur u nxor nga hiçi për atë detyrë, dëgjoje të të thoshin: “Është djalë shumë i mirë, kam qenë tek hoteli i tij”.
https://www.facebook.com/share/v/1CAQikVFrD/
Pyetja lidhet me një fakt të thjeshtë: denatyrimin e raportit zgjedhës-i zgjedhur, shpikur nga sorringua Edi Rama, vetëm e vetëm për të mos lejuar askund një nyje të kohezionit social dhe politik që i konteston apo i rivalizon atij edhe atë autoritet të rremë që pati këto vite.
Në Sarandën e pompuar si Maldive protestohet aktualisht edhe për mungesën e ujit, që është kanceri i përjetshëm i atij qyteti, të cilin e krijoi një rrethanë shoqërore dhe ekonomike, e konsolidoi dhe zgjeroi një rrethanë e historië dhe po e shpërbën një politikë e Tiranës, kësaj fatkeqësie, kësaj lebre që e urren deri në fund çdo gjë të mirë apo normale që tashëgoi ky vend.
Protestë për të ruajtur shkollën dhe për ujin. Si erdhi puna deri këtu në vitin 2026? Si po e shohim veten në vendin tonë, në një qoshe duke u shtyrë për të dalë jashtë, edhe më tej?
s.zaimi

Add new comment