Arkiv-Lajme

Çili shpall Ramën “Njeriu i Vitit”, Dita shpall Çilin “Servili i Vitit”

Postuar në 12 Janar, 2014 22:31

E përditshmja DITA e cila në ditët e para të janarit “shpalli” çmimin e pazakontë “Antinjeriu i Vitit” në numrin e sotëm ka befasuar me një tjetër ironi: “Servili i Vitit” thotë ajo për Henri Cilin, botuesin e Mapos.

“Një ngjarje ‘pikante’ u shënua këtë javë në lëmin e medias shqiptare. Mediet MAPO në pronësi të botuesit dhe biznesmenit Henri Çili shpallën Edi Ramën si njeriun e vitit 2013. Ishte një iniciativë që krijoi jo pak diskutime edhe komente, nisur nga ngarkesa e fortë pro-Berishiane e Henri Çilit në vitet e fundit – shkruan Dita.

Arbana Xharra bën kronikën e marrëdhënieve ekonomike Shqipëri-Kosovë; dhe denoncon ‘patriotizmin e odave’

Postuar në 12 Janar, 2014 16:06

Arbana Xharra, një kolumniste e Prishtinës shumë kritike me qeverinë ‘Thaçi’ e me nomenklaturën e atjeshme në përgjithësi ka shkruar një artikull pas Mbledhjes së Prizrenit, në të cilin qorton ‘patriotizmin e odave’ dhe kërkon masa konkrete në favor të një tregu të përbashkët. Ajo ka bërë dhe listën e një serie problemesh që kanë ekzistuar mes Shqipërisë e Kosovës, pavarësisht fjalëve të bukura e patriotizmit të odave që është konsumuar. Ja lista e saj, që përbën në një farë mënyre kronikën e marrëdhëniëve Shqipëri-Kosovë:

Nano në ‘Krasta Show’: Pse nuk më sulmon Berisha? Ndoshta për të nuk jam i rëndësishëm

Postuar në 12 Janar, 2014 13:44

Në programin e fundit ‘Krasta Show’, në Agon Channel, ku i ftuar ish publicist Mustafa Nano, u fol për shpërthimet e tritolit nën shtylla tensioni të lartë dhe për sulmin që Sali Berisha i bëri së fundmi publicistit tjetër, Fatos Lubonjës, me anë të një shënimi në facebook. Nano nënvizoi retorikën e ashpër të Berishës, por nuk ish dakord me spekullimet e bëra në gazeta, sipas të cilave “është Berisha urdhërdhënësi i këtyre shpërthimeve”.

Lugina i kthen nderin Ramës dhe Thaçit, 200 mijë euro dhuratë dy qeverive

Postuar në 12 Janar, 2014 11:46

Shoqata humanitare "Medvegja" ka ofruar një shumë prej 200 mijë eurosh për qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “Presheva jonë” e cila i referohet shoqatës me seli në Fully të Zvicrës. "Medvegja" po shqyrton mundësinë që të ndihmojë shtetin shqiptar dhe atë kosovar me 200 mijë euro. Sic deklarohet, shtetit shqiptar do t'i akordohen 100 mijë euro për vendosjen e mbrojtëseve në Rrugën së Kombit. 

Shlyerja e borxheve të bizneseve fillon në prill; por në fillim do bëhet verifikim i punëve të kryera

Postuar në 12 Janar, 2014 11:33

Janë rreth 350 milionë dollarw borxhe të prapambetura që qeveria shqiptare ua ka bizneseve lokale, nga të cilat 120 milionë janë borxhe që vijnë nga punët publike që bizneset i kanë kryer, pasi kanë fituar tendera, me paratë e tyre në këmbim të premtimit për t’u rimbursuar në të ardhshmen, dhe 230 milionë të tjera vijnë prej TVSH-së së parimbursuar. Ministria e Financave ka bërë me dije sot se këto borxhe do t’i shlyejë, duke filluar nga tremujori i dytë.

Obama i dërgon kartolinë Ramës; por jehona mediatike e saj është e pajustifikuar

Postuar në 12 Janar, 2014 11:17

Qysh prej refuzimit që, nën presionin e manifestimeve popullore, iu bë kërkesës amerikane për asgjësimin e armëve kimike siriane në Shqipëri, është folur për një qejfmbetje e zhgënjim të Departamentit të shtetit ndaj Ramës. Ambasadori Arvizu e ka përgënjeshtruar këtë fakt. Edhe Rama e të vetët kanë bërë të njëjtën gjë. Nuk dhet se si qëndrojnë punët në të vërtetë, por me sa duket, këta të fundit janë me idenë se përgënjeshtrimi nuk ka zënë vend, e prandaj herë pas here përpiqen të gjejnë e të shesin lajme që konfirmojnë ecurinë e mbarë të këtyre marrëdhënieve.

Beppe Grillo porosit të vetët të mos blejnë gazetat italiane

Postuar në 12 Janar, 2014 07:30

Beppe Grillo nuk përbën lajm në periudhat jo elektorale, sidomos tani që ai e partia e tij janë pjesë e institucioneve e të parlamentit. Por Grillo bën çmos të përbëjë lajm. Rëndom duke publikuar mesazhe në blogun e tij (është mënyra më e mirë që ia ka zgjedhur për ta thënë të vetën për sa kohë nuk pranon të japë intervista për gazetat e televizionet italiane). Dhe sot ai ka dalë me një shënim të stilit të tij në blog. “Mos blini gazetat ‘Repubblica e ‘Nazione’”, u thotë ai lexuesve të blogut. Po çfarë ka me këto gazeta?

Mbledhja e Prizrenit e parë nga Baze e nga Krasniqi

Postuar në 12 Janar, 2014 07:15

Mbledhja e Prizrenit mes dy qeverive është paraprirë, shoqëruar e pasuar nga komente të shumta. Në shtypin e sotëm binin në sy dy shkrime, njëri i Mero Bazes (ndiqni linkun http://www.gazetatema.net/web/2014/01/11/per-te-ekzaltuarit-dhe-te-merziturit-nga-takimi-i-prizrenit/) dhe një i Afrim Krasniqit, të cilin ne e kemi publikuar sot edhe në Respublica.

Basha, ekuivalent me Veliajn, por jo me Ramën!!!

Postuar në 12 Janar, 2014 04:14

Tërheq vëmendjen sot në DITA një shënim i gazetarit Ermir Hoxha, në të cilin autori nënvizon se ndonjëherë politika vendos përballë njerëz me statura të ndryshme, por që për shkak të pozicioneve, ekuivalentohen duke u njesuar në ngjashmëri. Për shumë vite, Berisha ekuivalentohej me Nanon, por mes tyre kishte ndryshueshmëri në shumë tipare. Gjithsesi ajo që i bashkonte ishte jo e pakët: prejardhja e tyre komuniste, një moshë deri diku e përafërt dhe afirmimi i tyre intelektual pothuaj në të njëjtën kohë.

Skandali, 10 federata fantazmë të sportit gllabëruan 6 milionë USD, 5 ministra të përfolur...por edhe të përlyer

Postuar në 12 Janar, 2014 04:10

Federatat fantazmë të sportit kanë gllabëruar nga buxheti i shtetit rreth 6 milionë USD në mënyrë të paligjshme. Skandali i zbuluar pak muaj më parë duket se po merr edhe rrugën ligjore dhe juridike, ndërsa Ministria e Arsimit dhe e Sporteve ka dokumentuar gjithçka dhe pritet ta denoncojë në prokurori. Abuzimet janë përmendur edhe disa javë më parë në parlament nga vetë ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla, ndërsa bie në sy mënyra e manovrimit që kanë bërë ish-zyrtarët e lartë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, shkruan sot gazeta DITA.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme