Arbana Xharra bën kronikën e marrëdhënieve ekonomike Shqipëri-Kosovë; dhe denoncon ‘patriotizmin e odave’

Postuar në 12 Janar, 2014 16:06

Arbana Xharra, një kolumniste e Prishtinës shumë kritike me qeverinë ‘Thaçi’ e me nomenklaturën e atjeshme në përgjithësi ka shkruar një artikull pas Mbledhjes së Prizrenit, në të cilin qorton ‘patriotizmin e odave’ dhe kërkon masa konkrete në favor të një tregu të përbashkët. Ajo ka bërë dhe listën e një serie problemesh që kanë ekzistuar mes Shqipërisë e Kosovës, pavarësisht fjalëve të bukura e patriotizmit të odave që është konsumuar. Ja lista e saj, që përbën në një farë mënyre kronikën e marrëdhëniëve Shqipëri-Kosovë:

1.Patatet nga Kosova që kalbeshin në kufirin më Shqipërinë, të bllokuara nga shteti shqiptar; u deshën disa takime ndërministrore e lutje pas lutjesh që të lehtësohej qarkullimi i prodhimeve bujqësore nga Kosova për në Shqipëri. 2. Çimentoja e Shqipërisë, e cila mbeti disa muaj më vonë andej kufirit, sepse qeveria e Kosovës kishte vendosur që importuesit të paguajnë tarifën prej 35 për qind. 3. Bllokimi i ndërtimit të interkoneksionit, i cili i dërgoi miliona e miliona euro e dollarë Serbisë. 4. Nuk ka asnjë biznes të suksesshëm kosovar në Shqipëri, ndërsa firma kryesisht me organizim oligarkik të Tiranës janë të pranishme në Kosovë në sektorin bankar, medial, të sigurimeve, kompani ajrore etj. 5. Porti i Shëngjinit sot e asaj dite mbeti vetëm propagandë politike që u shënua nga mediet. 6. Tirana refuzoi propozimin e Prishtinës për ligën e përbashkët të futbollit, madje ka refuzuar edhe pjesëmarrjen e dy klubeve kosovare “Prishtina” dhe “Trepça 89” në superligën shqiptare. I vetmi organizim që i bashkon dy shtetet janë ndeshjet miqësore të klubeve dhe disa kupave mbarë kombëtare ku të pranishëm janë edhe ato nga Maqedonia dhe Mali i Zi.

Shkrimin mund ta lexoni të plotë në linkun http://time.ikub.al/NONE/ba8e78be9cea6342ee2a82dec9392f68/Lajm_Treg-te-perbashket-jo-patriotizem-odash-.aspx

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.