Lugina i kthen nderin Ramës dhe Thaçit, 200 mijë euro dhuratë dy qeverive

Shoqata humanitare "Medvegja" ka ofruar një shumë prej 200 mijë eurosh për qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “Presheva jonë” e cila i referohet shoqatës me seli në Fully të Zvicrës. "Medvegja" po shqyrton mundësinë që të ndihmojë shtetin shqiptar dhe atë kosovar me 200 mijë euro. Sic deklarohet, shtetit shqiptar do t'i akordohen 100 mijë euro për vendosjen e mbrojtëseve në Rrugën së Kombit.
"Kjo shumë do të jepet në mënyrë që bandat dhe gomarët të mos pushtojnë autostradën" - citohet të jetë shprehur shoqata humanitare në deklaratën e saj. Ndërkohë, agjencia preshevare e lajmeve thekson se shtetit kosovar pritet t'i jepen 86.800 euro me kusht që kjo shumë të ndahet për botime dedikuar nxënsve dhe studentëve, si dhe oligarkisë intelektuale, në mënyrë që përfundimisht të mësojnë ku ndodhen gjeografikisht Medvegja, Presheva dhe Bujanoci.
Ndërkaq, 13.200 euro të tjera i dedikohen projektit “Kthehuni” si dhe trajtimit më dinjitoz të refugjatëve nga Lugina që kanë gjetur strehim në Kosovë dhe që, sic shprehet shoqata, duhet të trajtohen si luginarë e jo legionarë. Kryetari i shoqatës Zenel Neziri shprehet për agjencinë "Presheva jonë" se vendimi përfundimtar për ndarjen e këtyre fondeve do të merret sëshpejti nga kryesia e shoqatës në mbledhjen e saj të rregullt.
A.R
Comments
Bastarde,tufe

Bastarde,tufe bastardesh.

Magjypi kur behet pashe vret edhe te jatin.

Keto po tentojne te vrasin nje levizje te mirepritur nga gjithe kombi dhe nuk kuptojne se levizja nuk matet me euro

Sarkazme. Me duket se nuk

Sarkazme. Me duket se nuk eshte rasti. Nese keta zoterinjte e kesaj shoqate i disponojne keto fonde duhet te gjejne tjeter menyre se si si shpenzojne dhe une u sugjeroj:

1- Te kthehen dhe seline ta vendosin ne Medvegje.

2- Te bejne sa me transparente veprimtarine, se ka shume mundesi qe jane te sponsorizuar nga Serbia.

3- Mos te japin mend nga Zvicra e te na shesin dengela por te vijne e te punojne aty ku u ka rene koka.

100 mije euro, sic mesova nga
100 mije euro, sic mesova nga lajmet jane per nje spital, dhe jo pensione per banoret e lugines. Kjo nuk eshte nje zgjidhje, por eshte nje fillim I mire, sado qe eshte I vonuar. Keshtu qe kjo shoqata ti nise keto para drejt Presheves, sepse ashtu perkrahet lugina. Ne ceshtje te tilla serioze, ironia e patrioteve te rreme eshte krejt pa vend.
sidoqofte e kane mire per

sidoqofte e kane mire per autostraden e Kombit,por qellimi i mbledhjes se dy qeverive dhe dhenia e nje fondi per Luginen kerkon te krijoje nje risi dhe gjithmone nje gjysme hapi eshte me mire se te rrish ne vend.Kjo kunderpergjigje alla garipshe ishte mire te evitohej.

Medvegja e kalli fare. Më

Medvegja e kalli fare. Më mirë se kaq, prishet.

Add new comment