Skandali, 10 federata fantazmë të sportit gllabëruan 6 milionë USD, 5 ministra të përfolur...por edhe të përlyer

Federatat fantazmë të sportit kanë gllabëruar nga buxheti i shtetit rreth 6 milionë USD në mënyrë të paligjshme. Skandali i zbuluar pak muaj më parë duket se po merr edhe rrugën ligjore dhe juridike, ndërsa Ministria e Arsimit dhe e Sporteve ka dokumentuar gjithçka dhe pritet ta denoncojë në prokurori. Abuzimet janë përmendur edhe disa javë më parë në parlament nga vetë ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla, ndërsa bie në sy mënyra e manovrimit që kanë bërë ish-zyrtarët e lartë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, shkruan sot gazeta DITA.
Më tej DITA shkruan se nga kontrolli dhe verifikimi dokumentar i kryer, rezulton se përfitues janë të paktën 10 federata sportive të ndryshme, të cilat figurojnë të paregjistruara në Gjykatë. Ndërkohë që për federatat e tjera përfituese, është vënë re se procesi ka qenë i rregullt. Ajo që nuk kuptohet është fakti se si ish-ministrat e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, kanë lejuar dhe firmosur shpërndarjen e granteve edhe për 10 federatat fantazmë.
Kjo veprimtari është konsideruar shkelje e rëndë dhe si “shpërdorim detyre”, ndaj mësohet se së shpejti do të ndjekë edhe procedurat ligjore në organin e akuzës me kallëzim penal. Në të gjitha rastet shkresat janë firmosur nga ish ministrat sipas radhës të vendosur edhe në fotot e mësipërme.
Zh.
Comments
Thashe une, do thoshte

Thashe une, do thoshte dikush qe e ka shume qejf veten!

Thashe une qe keta Çunat e Edit bejne gallate! I akuzojne te gjithe qe te gjithe te tremben, por do ta haj vetem

ndonjeri qe s'ka perkrahje. Beni Imam s'e ha, kjo dihet, por mund ta haj Zhiti Visar se ai eshte njeri pa njeri ne politike! E pane te gjithe se Berisha, qe kurre nuk do ta vinte minister ne kohe normale, e vajti e vuri nde Ministri

te Kultures pikerisht kur i duhej nje dikush qe kishte burgologjine me vehte! Midis tere ish-te burgsurve, ke te zgjedhim, zgjedhim Visarin, Visar nuk ben vickla kurre, Visari nuk eshte aq me ne, por me ata te tjeret nuk

behet kurre, me mire ta haje bashke me ne, edhe ai...!

Por (merret me mend sa jane fondet e ministrise se Kultures, rinise e sporteve) edhe sikur vetem Visari t'i

kete rrembyer ato, te gjitha njeheresh, sapo te jene miratuar nga Qeveria Berisha, ne ato tri muaj qe "me zor

minister vane e me vune", te tera bashke bejne a s'bejne sa taksa progresive qe Bashkia e Tiranes nen hyqmin

e Edit i faturonte dikujt te paraqituri ne tender!

Atehere, perse nxirret fotografia e ketij ministri provizor ne radhet e te akuzuarve?

Kush do pergjigjet kur neser pasneser e tera te dale nje flluske?

Add new comment