Arkiv-Lajme

Federatat fantazmë dhe 6.3 mln dollarët, kanë firmosur gjashtë ministra

Postuar në 14 Janar, 2014 11:11

Disa e quajnë skandal, të tjerë shpërdorim detyre. Por kur ish-Ministria e Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve shpërndan në tetë vjet 6,3 milionë dollarë nga buxheti për federata të cilat nuk ekzistojnë ligjërisht, atëherë termat pak rendesi kane. Ministria e Arsimit dhe e Sporteve ka dokumentuar gjithçka dhe pritet ta denoncojë në prokurori. Gazeta Dita njofton se nga kontrolli dhe verifikimi dokumentar i kryer, rezulton se përfitues janë të paktën 20 federata sportive të ndryshme, të cilat kanë përfituar pa qenë as të regjistruara në Gjykatë.

Ministri Tahiri shprehet “indiferent ndaj akuzave për gjoba makinash”. Ama Lazaratit, i bën thirrje të ndërgjegjësohet!

Postuar në 14 Janar, 2014 09:43

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, foli nga Gjirokastra, ku zhvillua analiza vjetore e policisë së Qarkut, në lidhje me akuzat dhe ankesat për vendosjen e gjobave ndaj automjeteve. Tahiri tha se është totalisht indiferent ndaj këtyre akuzave, që sipas tij, vijnë nga persona që e konsiderojnë veten të paprekshëm. Sipas ministrit Tahiri, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit do të zbatojë vetëm ligjin, për të shmangur korrupsionin.

Nga 2008-ta, BE-ja na ka dhënë 140 mln euro për mjedisin. Si është shpenzuar kjo shumë?

Postuar në 14 Janar, 2014 08:39

Konferenca për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Industrisë, mbajtur sot, pati për kryefjalë deklaratën e ministrit të Mjedisit Lefter Koka. Sipas Kokës, qeveria do të jetë e palëkundur në penalizimet për ata që nuk zbatojnë legjislacionin përkatës për mbrojtjes e mjedisit, sidomos bizneset. Për këtë qëllim do të forcohen edhe strukturat e kontrollit, ku është në plan funksionimi i gjashtë laboratorëve që do të monitorojnë ajrin, ndërkohë që synohet rehabilitimi i 500 hektarëve sipërfaqe pyjore.

Policia turke shkatërron rrjetin që rekrutonte luftëtarë për në Siri

Postuar në 14 Janar, 2014 07:34

Mediat turke bëjnë të ditur se policia turke ka shkatërruar një celulë islamike që çon luftëtarë në Siri. Hyriet pohon se 25 persona pjesë e Fondacionit Humanitare IHH janë ndaluar në provincën jugore të Kilis, si pjesë e një operacioni kundër organizatës terroriste “Al-Kaeda”. Aksionet janë kryer në qarqet Van, Stamboll, Kilis, Adana, Gazientep dhe Kajseri. Mes të arrestuarve janë edhe Ibrahim Shen, i cili njihet si njeri i dytë i Al Kaedës në Lindjen e Afërt, si dhe një nga liderët e degës turke të rrjetit terrorist, Halis Bajanxhuk.

Blushi kërkon rinovimin e mandatit të kreut të PS-së; por Rama ende nuk i është përgjigjur

Postuar në 14 Janar, 2014 06:23

Edi Rama, i pyetur në një nga intervistat e tij lidhur me mandatin e parinovuar të tij si kreu i PS-së (mandati i ka mbaruar në nëntor të vitit të kaluar), është përgjigjur se ky rinovim mandati nuk është i nevojshëm në rrethanat që partia fiton zgjehdjet e që kryetari i partisë bëhet kryeministër. “Kjo është ajo që ndodh në partitë serioze të perëndimit”, tha ai në thelb. Por Ben Blushi, në një intervistë për Panoramën e para tri ditëve (është e para intervistë që Blushi jep pas zgjedhjeve të 23 qershorit), e ka cilësuar këtë një lapsus. Dhe i ka përmendur Ramës statutin e PS-së.

Inaugurohet Zyra e Punës, specialistët e saj të pushuar nga puna kërkojnë llogari

Postuar në 14 Janar, 2014 05:50

Sot rezulton të jetë dita e lajmeve “rikoshetë” për qeverinë Rama. Pas çështjes së “autobuzit qeveritar me gjobë” që kaloi kufirin shtetëror, një episod tjetër ironik i bën vaki kryeministrit dhe ministrit të Mirëqenies Sociale e Rinisë Veliaj, në inaugurimin e zyrës së parë moderne të Punës në Tiranë tek Rruga e Kavajës. Të pranishëm në inaugurim ishin Veliaj dhe Rama, por edhe 12 persona të shkarkuar nga puna, që kërkuan të takojnë kryeministrin Rama për të mësuar sqarime rreth shkarkimeve të tyre. Ku qëndron ironia?

Rama, darkë me Këshillin e të Urtëve, por Meidani dhe Pëllumbi nuk “rrinë urtë”

Postuar në 14 Janar, 2014 04:47

Servet Pëllumbi dhe Rexhep Meidani nuk kanë qenë kaq “të urtë” sa të marrin pjesë në darkën që kryeministri Rama ka shtruar dje në vilën qeveritare përballë Kryesisë së Kuvendit me anëtarët e Këshillit Politik të kryetarit të PS, ose siç është quajtur ndryshe, Grupi i të Urtëve.  Të pranishëm në  darkë  kanë qenë anëtarët e këtij këshilli, Gramoz Ruçi, Pandeli Majko, Et’hem Ruka, Luan Hajdaraga, Bashkim Zeneli, Namik Dokle , etj.

Ironia e fatit: Qeveria kalon kufirin me autobus me gjobë të pashlyer

Postuar në 14 Janar, 2014 02:46

Autobusi me të cilin kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të tij qeveritar udhëtuan drejt Prizrenit në datën 11 janar, njofton GSH, rezulton i gjobitur nga Policia Rrugore me 2.000 lekë për kundravajtjen “tejkalim shpejtësie”. Lajmi konfirmohet zyrtarisht në portalin online të Policisë së Shtetit falë një kërkimi automatik për të dhënat e autobusit me targë TR 4265 T dhe numër shasie VNESFR21000000009, ku rezulton se kjo gjobë nuk është paguar ende. 

Ronaldo shpallet më i miri, “mposht” Mesin dhe përlotet

Postuar në 13 Janar, 2014 15:32

Talenti i jashtëzakonshëm me emrin Kristiano Ronaldo, siç pohojnë rëndom specialistët dhe njohësit e futbollit, ka një ters të madh: Është bashkëkohës i Lionel Mesit. Megjithatë, dueli i prestigjit dhe titujve ndërkombëtarë këtë herë është fituar nga portugezi i Real Madridit, pasi CR7 është futbollisti më i mirë i vitit 2013 duke thyer hegjemoninë e Lionel Messit pas 4 vitesh dominim. Ronaldo rezultoi fitues pas votimit të trajnerëve, kapitenëve dhe gazetarëve të çdo shteti.

Qeveria Thaçi po ndërmerr një ndryshim ligjor për frenimin e “luftëtarëve të Xhihadit” në Siri

Postuar në 13 Janar, 2014 14:05

Konflikti i përgjakshëm sirian po sjell gati përditë lajme mbi vdekjen e ndonjë luftëtari shqiptar të rreshtuar kundër regjimit të Asadit, por më së shumti me rrymat fondamentaliste myslimane brenda kryengritësve. Fillimisht konflikti shëmbëlleu me luftën civile spanjolle dhe brigadat internacionaliste, për fluksin e mbështetësve që u rreshtuan pro kryengritësve.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme