Ironia e fatit: Qeveria kalon kufirin me autobus me gjobë të pashlyer

Autobusi me të cilin kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të tij qeveritar udhëtuan drejt Prizrenit në datën 11 janar, njofton GSH, rezulton i gjobitur nga Policia Rrugore me 2.000 lekë për kundravajtjen “tejkalim shpejtësie”. Lajmi konfirmohet zyrtarisht në portalin online të Policisë së Shtetit falë një kërkimi automatik për të dhënat e autobusit me targë TR 4265 T dhe numër shasie VNESFR21000000009, ku rezulton se kjo gjobë nuk është paguar ende.
E megjthatë, kabineti “Rama” udhëtoi normalisht drejt Prizrenit pa u penguar në kufi me Kosovën. E së dyti sepse kjo konfirmohet lehtësisht në sistemin online të Policisë së Shtetit ku ky mjet rezulton ende me gjobë të papaguar. GSH nuk harron të theksojë se në autobus ishte dhe ministri i Brendshëm Tahiri, i cili me apo pa dashje ka shkelur një urdhër të vetin.
Lexoni më gjatë, në: http://www.balkanweb.com/kryesore/1/qeveria-ne-autobusin-me-gjobe-te-papaguar-kaloi-kufirin-me-kosoven-167530.html
a.k
Add new comment