Blushi kërkon rinovimin e mandatit të kreut të PS-së; por Rama ende nuk i është përgjigjur

Edi Rama, i pyetur në një nga intervistat e tij lidhur me mandatin e parinovuar të tij si kreu i PS-së (mandati i ka mbaruar në nëntor të vitit të kaluar), është përgjigjur se ky rinovim mandati nuk është i nevojshëm në rrethanat që partia fiton zgjehdjet e që kryetari i partisë bëhet kryeministër. “Kjo është ajo që ndodh në partitë serioze të perëndimit”, tha ai në thelb. Por Ben Blushi, në një intervistë për Panoramën e para tri ditëve (është e para intervistë që Blushi jep pas zgjedhjeve të 23 qershorit), e ka cilësuar këtë një lapsus. Dhe i ka përmendur Ramës statutin e PS-së. “Zgjedhjet në parti nuk janë një vendim personal; ky është një detyrim që përcaktohet në statut; dhe në statutin e PS-së thuhet se kryetari ka një mandat katërvjeçar”, ka thënë Blushi.
Pas intervistës së Blushit nuk janë bërë të gjallë eksponentë të tjerë të PS-së, qoftë për ta kundërshtuar, qoftë për ta mbështetur.
Re.Pu.
Comments
Kjo tregon shume se si i

Kjo tregon shume se si i kupton kryeministri jone i nderuar statutet, ligjet, vendimet, kushtetutat, dekretet, e ku di une se cfare. Ose me mire cfare ndergjegjesimi ka ai per rregullin, ligjin e normat. Pak rendesi cfare thote statuti. Rendesi ka cfare mendon kryeministri. Por brenda partise rregullohet ai me te vetet. Si tia bejme ne qe jemi qytetare te kesaj republike kryeministrore. Nga tja mbajme. Kryeministri s'pyet per ligj. Eshte vete Maliq dhe bile me shumice te blinduar ne parlament.

Tregon kryeministri perralla me status. S'na e dhane se ekstremistet europiane s'na duan. Por cfare mund te shenoje nje ambasador i huaj nga nje vend europian kur degjon llogjiken e kryeministrit tone te nderuar. Llogjike qe nuk kursen as te vetet brenda partise e ja privon te drejten statutore. Ke tjeter mund te kurseje kryeministri? Si do te raportoje ambasadori i huaj dhe cfare do te thote per shtetin e se drejtes ne Shqiperi, zbatimin e ligjit, normave dhe respektimin e te drejtave se secilit.

Blushi e kap drejte problemin. Por nuk ka asnje mundesi qe ta degjojne. Se kryeministri eshte konfirmuar ne zgjedhjet parlamentare e per te kjo eshte plotesisht e mjaftueshme dhe per zgjedhjet brenda partise. Dhe shyqyr qe mbetet me kaq. Se mund te mendoje dhe gjera te tjera ...

statuti eshte nje rregull i

statuti eshte nje rregull i detyrueshem.Duhet te jete vete kryetari te kujtoje se mandati ka kohe limit dhe kjo te respektohet.Ketu Blushi eshte sakte,duhet te jesh servil te quash kryetarin te rizgjedhur automatikisht sepse fitoi zgjedhjet vjet.

Blushi me duket teper i

Blushi me duket teper i vonuar ne te kuptuarit te gjerave: Kryetari nuk dha doreheqjen ne 2009 kur de jure u humben zgjedhjet, jo ta jape tani qe fitorja i ka dehur te gjithe aq shume sa askush nuk pjerdh me as per statut, as per ligj as per kushtetute. Jemi nje vend xhambazesh, dhe sa kohe te jete keshtu, xhambazet do ta qeverisin kete vend.

Ne ligjin themelor universal

Ne ligjin themelor universal te quajtur Statut ose Kushtetute,percaktohen rregullat dhe normat e nje shteti,partie, shoqate ose çdo formacioni tjeter shoqeror.Ne kete ligj rregullat dhe normat jane te shprehura qarte dhe te detyru- eshme per tu zbatuar nga te gjithe anetaret e partise,shoqates etj.,pavaresisht nga pozita apo funksioni qe mban secili prej tyre brenda apo jasht partise.Ne rastin konkret,mendimi i Rames(nese eshte e vertet) mendoj se eshte antiligjor, antidemokratik dhe me tendenca diktatoriale.Nuk ka lidhje fare pozita shteterore e kryeministrit i caktuar ne konformitet me kushtetuten e shtetit Shqiptar dhe pozita e kryetarit te partise i zgjedhur ne konformitet me statutin e partise.Me sa duket ne Shqiperi si Sala,Tosi apo Rama,partite i konsiderojne si vegla apo instrumenta personal sa per te marre pushtetin shteteror,pastaj ato duhet te shkrihen per ti thirrur perseri kur tjua lypi nevoja.

Nuk ka lidhje fare,madje eshte demagogji dhe mashtrim mendimi i Rames se gjoja keshtu veprohet edhe ne vendet e tjera demokratike.Se pari çhyjne ketu vendet apo partite e tjera se si veprojne ato.Ketu kemi te bejme me Statutin e Partise Socialiste te Shqiperise dhe duhet zbatuar ky statut.Ne qofte se Partia Socialiste nepermjet anetareve dhe strukturave te saj e toleron anashkalimin qe i ben kryetari,atehere ajo nuk mund te konsiderohet parti me parime demokratike por nje parti-bande,ne bandat vendos kryebanditi.

Add new comment