Qeveria Thaçi po ndërmerr një ndryshim ligjor për frenimin e “luftëtarëve të Xhihadit” në Siri

Konflikti i përgjakshëm sirian po sjell gati përditë lajme mbi vdekjen e ndonjë luftëtari shqiptar të rreshtuar kundër regjimit të Asadit, por më së shumti me rrymat fondamentaliste myslimane brenda kryengritësve. Fillimisht konflikti shëmbëlleu me luftën civile spanjolle dhe brigadat internacionaliste, për fluksin e mbështetësve që u rreshtuan pro kryengritësve. Por nuk kanë munguar përplasjet mes luftëtarëve që kërkojnë rrëzimin e Asadit për një demokraci laike, dhe brigadave të afërta me grupet terroriste, ndërkohë që pikërisht ky element i fundit duket se ka bindur Uashingtonin të vazhdojë rrugën e diplomacisë. Është e qartë se rrëzimi i Bashar Asadit mund t’i përkeqësojë edhe më shumë gjërat në Siri. Për të bërë diçka në drejtim të frenimit të furnizimit me “luftëtarë të huaj të Xhihadit”, qeveria Thaçi po ndërmerr hartimin e një baze ligjore për qytetarët e republikës së Kosovës që angazhohen në konflikte të armatosura jashtë vendit. Edhe pse nuk jepen detaje, siç thotë TCH, me gjasë do të kihet parasysh propozimi i ministrit të Jashtëm Enver Hoxhaj që këtyre individëve t’u hiqet shtetësia.
a.k
Comments
Vendim mese i drejte. Plehra
<p>Vendim mese i drejte. Plehra si keta na turperojne kombin.</p>
Add new comment