Arkiv-Lajme
Pas 8 vjetësh në koma, ndërron jetë ish-kryeministri i Izraelit, Ariel Sharon
Agjencitë e huaja të lajmeve njoftojn se pas një periudhe prej 8 vjetësh në koma gjendje e cila pasoi një atak në tru, ish-kryeministri i Izraelit, Ariel Sharon ka ndërruar jetë sot.
Sharon ishte një gjigant i skenës politike dhe ushtarake në Izrael, me një karrierë sa të gjatë, aq edhe kontroverse.
“Fakir fukarenj” të tjerë të qeverisë Berisha, Bode dhe Noka, kredi si të pastrehë!...
sh-ministrat e qeverisë “Berisha” kanë shfrytëzuar gjithçka “kanë patur në dorë”, duke e deklaruar veten edhe si “fakir fukarenj” të pastrehë për të fituar nga kreditë e buta të Entit Kombëtar të Banesave. Gazeta Shekulli boton fakte nga përfitimet abuzive të nxjerra nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Mes emrave përfitues janë ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ish-ministri i Financave, Ritvan Bode, por dhe ish-presidenti Bamir Topi.
Veliaj: Nëse drejtësia do lodhet nga dosjet, drejtësinë s’do ta bëjnë më këta “të lodhurit”
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj ka dhënë një intervistë për Mapon, në të cilën ai u është përgjigjur pyetjeve të kryeredaktorit të kësaj gazete, Arion Sulës. Intervista është e fokusuar në çfarë është bërë e çfarë nuk është bërë gjatë katër muajve të parë të kësaj maxhorance. Mund ta ndiqni më poshtë:
Mbyllja e lojërave të fatit, disa shembje simbolike të ndërtimeve, buxheti i kursyer i krizës dhe shumë denoncime për korrupsion …. Duken si pak dhe të fragmentarizuara për një bilanc katërmujor qeveritar?
Nga lajmet që vijnë nga Prizreni mbi mbledhjen e dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës
Ministrat e kabinetit Rama kane nisur udhetimin me autobus drejt Prizrenit, qe ne oren 08.00. Ata kane mberritur ne Prizren e kane zene vend ne sallen e mbledhjes. Mbledhja ka qenë e hapur për mediat vetëm kur mbajtënt fjalën dy kryeministrat Hashim Thaçi dhe Edi Rama, ndërsa më pas mbledhja do të vijojë me dyer të mbyllura.
New York Times, ndër 52 vende, rendit të katërtën Shqipërinë për pushime të mira gjatë 2014-ës
Në vendin e katërt nga 52 që këshillon NYT është bregdeti i Shqipërisë që konsiderohet dëshmi e qyteteve në transformim, ku mund të shihen kafshë ekzotike, mund të eksplorohet e shkuara dhe shijohet plazhi para se ato të mbi popullohen nga turmat e turistëve.
Në përshkrimin për Shqipërinë thuhet se në bregdetin e saj mund të gjendet bukuria e bregdetit të Dalmacisë, me rrënojat e pazbuluara të Turqisë apo Greqisë, ku mblidhet natyra karakteristike e vendeve rurale të Italisë.
Skema e re e pensioneve, asnjë ndryshim për pensionistët aktualë, vepron vetëm te pasardhësit nën 40 vjeç
Reforma në pensione është një çështje shumë e debatuar, pasi prej 20 vitesh kjo skemë ka mbetur e pareformuar, duke çuar në dështimin e saj. Aktualisht numri i personave në punë që kontribuojnë për mbajtjen e sistemit të sigurimeve shoqërore, pra, sa pensionistë mban me pagesën e tij të sigurimeve shoqërore një i punësuar në shtet apo privat, tek ne është më i ulti në Ballkan, si dhe ndër më të ultit në Evropë. Edhe pse ende nuk ka një draft në tryezë për këtë çështje, grupi i punës i ngritur për këtë qëllim ka hedhur disa piketa se ku mund të fokusohet në këtë reformë pensionesh.
Berlusconi si dekor i kaskos së motoçiklistëve
Italianët janë shumë kreativë, e ky atribut u njihet në të gjithë botën. Ditët e fundit, disa syresh e kanë demonstruar këtë dell në një mënyrë shumë të lezetshme. Kanë shpikur një model kaskoje për motoçiklistët, që e kanë quajtur ‘berlucasco’, dhe kuptohet pse e kanë pagëzuar kështu. Është fytyra, apo tipare e profile të kokës së kavalierit që kanë shërbyer si ornamente të paisjes mbrojtëse. “Shpikja” është bërë e njohur fillimisht në web, e nuk dihet nëse do t’i sugjerohet ndonjë kompanie të prodhimit të kaskove për ta futur në proces.
Drejtori i ri i Teatrit Kombëtar do të jetë ose Budina, ose Çuli, ose Vasili
Kanë qenë 11 vetë (regjizorë e aktorë të njohur) ata që janë futur në garën për të marrë drejtimin e Teatrit Kombëtar. Dje është marrë vesh se një komision i Ministrisë (komision i përbërë nga Gentian Çoçoli, Brikena Krasta e Edlira Kokona) ka skualifikuar disa syresh, si për shembull Spiro Dunin, Alfred Bualotin, Alfred Trebickën, Armando Borën, Piro Kitën, etj, dhe ka mbajtur për në fazën finale veç tre platforma drejtimi, që kanë për autorë Edmond Budinën, Hervin Çulin dhe Laert Vasili.
Mark Frroku kërkohet në Belgjikë si i pandehur. “Gjithçka është shpifje”, thotë ai vetë
Kreu i PDK-së së Shqipërisë, Mark Frroku, i zgjedhur deputet në 23 qershor, është dëgjuar më se njëherë të kërkojë nga maxhoranca që t’i jepet një rol i rëndësishëm në këmbim të votës së tij në parlament dhe të kontributit të tij opozitar para zgjedhjeve. Një përgjigje nga maxhoranca, të paktën publikisht, ka munguar. Dhe qysh nga dje është e lehtë të merret me mend që, me shumë gjasë, kjo përgjigje s’ka për t’i ardhur kurrë. Situata e Mark Frrokut, aleatit të pashpërblyer e të pakënaqur të socialistëve, është komplikuar papritur.
Shqipëria ka 400 mln ton naftë rezerva, Patos-Marinza, burimi më i madh natyror i naftës në të gjithë Evropën
Shqipëria vlerësohet të ketë rezerva relativisht të larta që arrijnë deri në 400 milionë ton naftë. Sipas burimeve zyrtare të Autoritetit Kombëtar të Burimeve Natyrore, rreth 40 milionë tonë naftë janë ende të pashfrytëzuara. “Open Data” ka kryer një hulumtim mbi eksport-importet shqiptare të naftës.
Patos-Marinza është zona kryesore e naftës në Shqipëri. Kjo fushë prej 44 mijë hektarë është burimi më i madh natyror i naftës në të gjithë Evropën, me një kapacitet prodhimi prej 7.7 milionë fuçi naftë në vit.