Berlusconi si dekor i kaskos së motoçiklistëve

Postuar në 11 Janar, 2014 03:39

Italianët janë shumë kreativë, e ky atribut u njihet në të gjithë botën. Ditët e fundit, disa syresh e kanë demonstruar këtë dell në një mënyrë shumë të lezetshme. Kanë shpikur një model kaskoje për motoçiklistët, që e kanë quajtur ‘berlucasco’, dhe kuptohet pse e kanë pagëzuar kështu. Është fytyra, apo tipare e profile të kokës së kavalierit që kanë shërbyer si ornamente të paisjes mbrojtëse. “Shpikja” është bërë e njohur fillimisht në web, e nuk dihet nëse do t’i sugjerohet ndonjë kompanie të prodhimit të kaskove për ta futur në proces.

Me këtë gjetje kanë synuar, ndoshta, të përcjellin idenë se, sido që të rrëzohen, nuk kanë për t’u dëmtuar. Është vetë jeta e Berlusconit që e bart këtë mesazh. Ai ka jetuar mes “rreziqesh” të panumërta, e gjithnjë ia ka dalë të dalë pa lagur.

Nuk duket se është tamam kështu, megjithatë, pasi Gjykata e Lartë e ka dënuar kohët e fundit, duke e nxjerrë jashtë politikës.

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.