Nga lajmet që vijnë nga Prizreni mbi mbledhjen e dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës

Postuar në 11 Janar, 2014 06:01

Ministrat e kabinetit Rama kane nisur udhetimin me autobus drejt Prizrenit, qe ne oren 08.00. Ata kane mberritur ne Prizren e kane zene vend ne sallen e mbledhjes. Mbledhja ka qenë e hapur për mediat vetëm kur mbajtënt fjalën dy kryeministrat Hashim Thaçi dhe Edi Rama, ndërsa më pas mbledhja do të vijojë me dyer të mbyllura. Ne te pritet nenshkrimi i disa marrëveshje, mes të cilave nënshkrimi i dokumentit për bashkëpunim dhe partneritet strategjik midis dy vendeve; nënshkrimi i marrëveshjes midis dy qeverive për bashkëpunim në lehtësimin e tregtisë; nënshkrimi i marrëveshjes mes dy qeverive për bashkëpunim në fushat e transportit dhe infrastrukturës; thellim të bashkëpunimit dypalësh në fushën e integrimit europian.

Gjithashtu janë dhe dy projekte për Preshevën; një propozim për bashkëfinancim të pajisjeve mjekësore për maternitetin e Preshevës dhe gjithashtu miratimin e një propozimi për krijimin e një fondi të përbashkët për zhvillimin e Preshevës.

Mbledhjen e dy qeverive ne Prizren e ka çelur me fjalen e tij, kryeministri prites, Hashim Thaçi. “Mireserdhet ne shtepine e perbashket”- ka thene Thaçi, drejtuar ministrave te kabinetit Rama, duke theksuar se ndihet i privilegjuar qe hap kete takim. Rama ndër të tjera në fjalën e tij ka thënë: Nese mbledhja e dy qeverive te nje kombi te shtrire ne dy shtete behet trembje apo inkurajim per kedo, them se kufiri mes Shqiperise dhe Kosoves eshte i qarte dhe i patjetersueshem, qe na kujton pamundesine e historise, apo perpjekjen qe solli shtetin e dyte shqiptar. Liria, demokracia e dinjiteti ska te beje me kufijte, por qeverisjen dhe aspiratat per shtetin dhe vlerat per detyrimet ndaj BE. Aleanca per Shqiperine Evropiane ka nje model te qarte si model frymezimi, faktor paqeje e stabiliteti ne rajon. Ndërsa Thaçi në çelje të mbledhjes ka thënë: Mbledhjet e perbashketa do te sjellin vendime qe do te ndikojne ne rritjen e mireqenies se qytetareve tane. Ju pergezoj juve Rama dhe qeverine tuaj serioze per punen qe jeni duke bere, per frymen e re qe aplikoni dhe shpreh bindejn se ato do te japin rezultate konkrete. Kabineti juaj ka per te dale me sukses nga ballafaqimi me veshtiresite qe keni perpara.Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.