New York Times, ndër 52 vende, rendit të katërtën Shqipërinë për pushime të mira gjatë 2014-ës

Postuar në 11 Janar, 2014 05:38

Në vendin e katërt nga 52 që këshillon NYT është bregdeti i Shqipërisë që konsiderohet dëshmi e qyteteve në transformim, ku mund të shihen kafshë ekzotike, mund të eksplorohet e shkuara dhe shijohet plazhi para se ato të mbi popullohen nga turmat e turistëve.

Në përshkrimin për Shqipërinë thuhet se në bregdetin e saj mund të gjendet bukuria e bregdetit të Dalmacisë, me rrënojat e pazbuluara të Turqisë apo Greqisë, ku mblidhet natyra karakteristike e vendeve rurale të Italisë.

“Ndërsa në fshatrat si Qeparoja, me sytë nga Korfuzi, mund të bësh kajak në tunelet e nëndetëseve të Luftës së Ftohtë, mund të notosh krah kështjellave të braktisura dhe të shikosh baticën gjatë mbrëmjes me peshk të freskët në hotelet e Rivierës. Kjo është Evropa kur ishte e freskët dhe e lirë.”

Gazeta shkruan se zhvillimi i shfrenuar që kërcënon të kthejë gjithçka në beton në vitet pas komunizmit, por frenohet nga qeveria e re që ka premtuar për ta mbajtur bregdetin autentik.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.