Mark Frroku kërkohet në Belgjikë si i pandehur. “Gjithçka është shpifje”, thotë ai vetë

Postuar në 10 Janar, 2014 18:48

Kreu i PDK-së së Shqipërisë, Mark Frroku, i zgjedhur deputet në 23 qershor, është dëgjuar më se njëherë të kërkojë nga maxhoranca që t’i jepet një rol i rëndësishëm në këmbim të votës së tij në parlament dhe të kontributit të tij opozitar para zgjedhjeve. Një përgjigje nga maxhoranca, të paktën publikisht, ka munguar. Dhe qysh nga dje është e lehtë të merret me mend që, me shumë gjasë, kjo përgjigje s’ka për t’i ardhur kurrë. Situata e Mark Frrokut, aleatit të pashpërblyer e të pakënaqur të socialistëve, është komplikuar papritur. Një media belge (“mediat belge, thoshin gazetat tona, por merret vesh se spekullojnë; lajmin e ka dhënë veç një portal, sudinfo.be) ka bërë me dije se do të rihapet gjyqi në ngarkim të Mark Frrokut, të dënuar njëherë vite më parë, kur ai ish me identitet tjetër në Belgjikë.

Për të krijuar një ide të saktë mbi ngjarjen, mund të ndiqni raportimin e dy gazetave, Ditës e Panoramës, në adresat http://gazetadita.al/mediat-belge-deputeti-mark-frroku-i-den... dhe http://www.panorama.com.al/2014/01/10/media-belge-mark-frroku-i-denuar-ne-bruksel-deputet-ne-shqiperi/

Vetë Mark Frroku ka deklaruar menjëherë më pas se “nuk ka asnjë problem me drejtësinë” dhe se “ajo që thuhet është shpifje”

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Gjin Gjini (not verified) on

<p>Kush eshte Mark Marku e kush Mark Frroku more njerez se i bete corape. Belgu flet per Frrokun. Mark Markun nga e shpiket?&nbsp; Pyetet Mark Markun e ju tha &quot;kjo eshte shpifje&quot; per Mark Frrokun.</p><p>Fut nje Mark aty se i denuar ne mos ne Belgjike, ne Zvicer apo Gjermani do kete qene.</p><p>Kush jeni ju more qe i keni rene ne qafe kesaj pune</p>

Submitted by tani (not verified) on

<p>jo or tij gjin&nbsp; se ska ngaterru asnjeri asgje,kane fol per mark ffrroku.eshte vetem nje,dhe eshte deputet.sa per ju gazetaret e respublikas.eshte e vertet qe e ka nxjerr siti qe ju thoni po te njejtat informacione qe po dalin tani kane dal ne rruge operative nga dritan lamaj para se te vritej e jeni ju qe ne menyre terthorazi i nxoret pas varsjes se te ndjerit.duke qene se e mohoni qe sjane mediat belge&nbsp; por vetem nje forum e te krijohet ideja qe jane shpifje...po te ivestigoni me mire arrini te gjeni informacion..e di qe sjeni gazetar investigativ po mos hidhni tym ne ere kur as ju skeni informacion e as e kerkoni ate</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.