Skema e re e pensioneve, asnjë ndryshim për pensionistët aktualë, vepron vetëm te pasardhësit nën 40 vjeç

Postuar në 11 Janar, 2014 05:26

Reforma në pensione është një çështje shumë e debatuar, pasi prej 20 vitesh kjo skemë ka mbetur e pareformuar, duke çuar në dështimin e saj. Aktualisht numri i personave në punë që kontribuojnë për mbajtjen e sistemit të sigurimeve shoqërore, pra, sa pensionistë mban me pagesën e tij të sigurimeve shoqërore një i punësuar në shtet apo privat, tek ne është më i ulti në Ballkan, si dhe ndër më të ultit në Evropë. Edhe pse ende nuk ka një draft në tryezë për këtë çështje, grupi i punës i ngritur për këtë qëllim ka hedhur disa piketa se ku mund të fokusohet në këtë reformë pensionesh. Ajo çka është si një mundësi e diskutuar, është garantimi i një pensioni minimal edhe nëse kontributi nuk do të jetë nga individi dhe këtu flitet për personat nën 40 vjeç.

Një nga pikat më të nxehta që është diskutuar këto ditë është rritja e moshës së pensionit, por në diskutimet paraprake të grupit të punës është hedhur teza e mos rritjes së moshës së daljes në pension.

Lajmi është konfirmuar nga Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj në një takim informal që kishte dje me një grup gazetarësh.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.