Arkiv-Lajme
Që nesër hyn në fuqi mekanizmi pezullues i regjimit të lëvizjes pa viza
Top-Channel ka bërë të ditur sot se që nga data 9 janari hyn në fuqi “Mekanizmi pezullues”, i cili i jep gtë drejtë çdo vendi anëtar të BE-së që t’i kërkojë Komisionit Europian pezullimin e lëvizjes së lirë për një vend përfitues nëse përballet me situata që i vlerëson si emergjente.
Së shpejti drejt kartëmonedhave plastike
Disa vende të rajonit me idenë e kursimit, Maqedoni-Serbi ambasada në një godinë. Gruevski: “Do ndajmë vetëm shpenzimet”
Kriza ekonomike po imponon gjetjen e rrugëve të reja në zbatimin e detyrave shtetërore. Një mënyrë është edhe ajo e hedhur nga Shkupi zyrtar, i cili po shkon të ndajë shpenzimet për rezidencat e ambasadave me vende si Serbia, Kroacia, Turqia, apo edhe Mali i Zi. Kryeministri Nikolla Gruevski ka deklaruar se nuk bëhet fjalë për të unifikuar punën diplomatike, apo më saktë për të aplikuar një diplomaci të përbashkët, por thjesht për të ulur shpenzimet duke shfrytëzuar godinat e disa ambasadave me qëllim përballimin më të mirë financiar.
Ministria e Financave do likudojë pagat dhe pensionet brenda javës që vjen
News 24 njofton se Ministria e Financës do bëjë likuidimin e pagave dhe pensioneve brenda javës që vjen. “Ndërsa data shënon sot 8 janar, punonjësit e administratës shtetërore nuk i kanë marrë ende pagat e dhjetorit, ndërkohë që nuk janë dhënë as pensionet. Burime zyrtare në Ministrinë e Financave konfirmojnë se shkak për vonesat janë bërë ditët e pushimit.
Opozita kundërshton statistikat e Ministrisë së Brendshme: “Nuk pasqyrohen të gjitha ngjarjet”
Partia Demokratike ka akuzuar sot Ministrinë e Brendshme për manipulim të opinionit me regjistrimin e ngjarjeve kriminale. Deputeti Arben Ristani deklaroi se nga ana e dikasterit të drejtuar nga Saimir Tahiri po mbulohen shumë ngjarje me synim pasqyrimin e statistikave pozitive në luftën ndaj kriminalitetit. “Në dhjetor, sipas burimeve zyrtare, kanë ndodhur dy ngjarje të rënda në Tiranë, një vendosje tritoli në një biznes në zonën e 'Pallatit me Shigjeta' dhe një grabitje me armë në zonën e Yzberishtit.
Gazeta “Express”: Rexhep Qosja dhe Shefqet Krasniqi takohen vëllazërisht
Gazeta “Express” në Kosovë publikon sot informacione mbi një takim “të ngrohtë dhe vëllazëror” mes akademikut të njohur Rexhep Qose dhe imamit Rexhep Krasniqi, i bërë i njohur për qëndrime që jo rrallë konsiderohen si radikale. “Akademik Dr. Rexhep Qosja priti sot në selinë e Institutit Albanologjik Hoxhën Dr. Shefqet Krasniqi me bashkëpunëtorë. Akademiku Dr. Rexhep Qosja u dëshiroi mirëseardhje, dhe e vlerësoi lart punën e palodhshme të Dr.
Ideja e Cameron për kufizimin e emigrantëve. Kryeministri Tusk: Polonia do të vendosë veton, sot, nesër dhe përgjithnjë
Propozimi britanik për të ndryshuar rregullat e migrimit brenda Bashkimit Europian ka hasur në rezistencë të fortë. EuObserver publikonte dje një deklaratë të kryeministrit polak Donald Tusk i cili ka apeluar për t’i vënë veto ideve të Cameron. “Nëse dikush, qoftë ky kryeministri Cameron apo dikush tjetër, do të dojë të ndryshojë traktatin europian që të bëjë këtë gjë të mundur, Polonia do të vendosë veton, sot, nesër dhe përgjithnjë”, ka thënë Tusk. Ky është qëndrimi më i fortë ndaj qasjes britanike e cila po ngre pikëpyetje mbi rregullat e BE-së.
Shënim: Si po shkon puna me të ardhurat dhe shpenzimet e thesarit të shtetit?
Pasi botova një shënim në respublica.al rreth mungesës së informacionit publik nga Ministria e Financave, zyra e shtypit të kësaj ministrie më dërgoi një e-mail, ku më sqaronte se po përgatitet një faqe e re në internet, ku do të pasqyrohen të gjitha të dhënat e detajuara të përditësuara. Gjithashtu, në e-mail ishte bashkëngjitur një tabelë me treguesit fiskalë sipas buxhetit të konsoliduar deri në muajin nëntor.
Edhe turizmi në krizë. Shifrat e 2013-ës flasin për rënie rekord të ardhurash
Edhe turizmi është prekur nga kriza në vitin 2013. Megjithë optimizmin dhe shifrat e larta të turistëve të dhëna nga ish-kryeministri Sali Berisha, faktet flasin për të kundërtën. Sot Shoqata e Turizmit ka publikuar disa të dhëna sipas të cilave rëniet janë vërejtur që në 9-mujorin në 2013. “Duke qenë se ne kemi taksat 300 për qind më të larta se rajoni, sigurisht që kjo përkthehet në standarde dhe cilësi. Të njëjtën pagesë që paguajnë turistët në Maqedoni nuk mund ta marrin me të njëjtin çmim edhe në Shqipëri.
Çështjet e bujshme: Shtjefën Lleshi kalon në arrest shtëpie. Çështja “Gjika” transferohet në Tiranë
Dy zhvillime që lidhen me disa çështje shuëm të mediatizuara kanë ndodhur sot. Së pari Gjykata e Apelit ka lënë të lirë gjyqtarin e Pukës Shtjefën Lleshi , i përfshirë në hetime pas publikimit të videos nga “Fiks Fare”. Ndaj Lleshit është marrë masa “arrest shtëpie” deri në gjykimin e tij. Ndërkohë edhe çështja e ngritur ndaj Kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, ka marrë kthesë.