Shënim: Si po shkon puna me të ardhurat dhe shpenzimet e thesarit të shtetit?

Pasi botova një shënim në respublica.al rreth mungesës së informacionit publik nga Ministria e Financave, zyra e shtypit të kësaj ministrie më dërgoi një e-mail, ku më sqaronte se po përgatitet një faqe e re në internet, ku do të pasqyrohen të gjitha të dhënat e detajuara të përditësuara. Gjithashtu, në e-mail ishte bashkëngjitur një tabelë me treguesit fiskalë sipas buxhetit të konsoliduar deri në muajin nëntor.
Për të mos u bazuar vetëm në konferencat për shtyp të drejtoreve të doganave dhe tatimeve (të cilat theksojnë përqindjet e tejkalimit të planit, si mjelëset e dalluara dikur), bëra një krahasim të shpejtë të shifrave të nëntorit 2013 me të njëjtin muaj në tri vitet e mëparshme.
Kështu, të ardhurat tatimore (ku përfshihen të ardhurat nga tatimet e doganat, të ardhurat nga taksat vendore, dhe të ardhurat nga sigurimet shoqërore e shëndetsore) ishin rreth 600 mijë dollarë më të vogla se mesatrja e nëntorit në tri vitet e mëparshme, ose rreth 3.8 milion dollrarë më shumë se nëntori i kaluar. Totali i të ardhurave tatimore në nëntorin e 2013-ës ishte rreth 244 milion dollarë.
Nga ana tjetër, shpenzimet e buxhetit ishin rreth 20 milion dollarë më të vogla se mesatrja e nëntorit në tri vitet e mëparshme, ose rreth 64 milion dollrarë më pak se nëntori i kaluar. Totali i shpenzimeve në nëntorin e 2013-ës ishte rreth 315 milion dollarë.
E.Zaloshnja
(Shenimi i meparshem http://respublica.al/artikuj/2014/01/07/shenim-terri-financiar-i-ministrise-se-financave )
Add new comment